POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

I solli lekët babai nga Greqia, grabitet dhe vritet i riu në Tiranë, autori përdorues droge

Grabitja brenda një banese në Yzberisht ka përfunduar me një të vdekur. Holdi Hajdari është qëlluar me thikë dhe ka ndërruar jetë në spital. 25-vjeçari me inicialet M.S ka grabitur dhe më pas ka qëlluar me thikë Holdi Hajdarin, i cili ka ndërruar jetë në spital, duke mos i mbijetuar plagëve.

Report TV është futur brenda banesës ku ndodhi tragjedia, ku shenjat e konfliktit me thika duken qartë. Gjaku është i shpërndarë në dysheme, ndërsa pranë dhomës ku ka ndodhur sherri është një thikë, por edhe një portofol i boshatisur.

Flet fqinji

Brenda portofolit dyshohet se kishte një sasi të konsiderueshme lekësh dhe që autori i kësaj ngjarje 25-vjeçari M.S ishte në dijeni prandaj ka kryer grabitjen. Autori i kësaj ngjarje kishte dijeni që Holdi Hajdarit i kishte dërguar një sasi lekësh babai nga Greqia dhe për këtë ka organizuar grabitjen.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se Holdi Hajdari, por edhe personi që e vrau atë ishin përdorues droge. Kjo vërtetohet edhe nga shiringat që janë brenda banesës.

Pasi e ka qëlluar me thikë Holdi Hajdrin, autori i ngjarjes është larguar në këtë rrugicë. Ndërkohë Hajdari i plagosur ka dalë në rrugë duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë.

Banorët e zonës thonë se dëgjuan të riun duke iu kërkuar të lajmërojnë ambulancën dhe se ai ka qëndruar 30 minuta i shtrirë në tokë, në pritje të mjekëve. ‘Mund të ishte ora 10:30, dëgjova një zhurmë, por mendova se ishte ndonjë kalimtar dhe mendova se mos ishte ndonjë i pirë’ tha njëri nga fqinjët.

Në rrugën pranë banesës ku ndodhi përleshja dallohen shenjat e gjakut, të Holdi Hajdarit, i cili ka dalë në rrugën “Bego Hoxha”, duke u zvarritur anës murit. Policia është në kërkim të 25-vjeçarit që vrau Holdi Hajdarin. Deri më tani ai nuk është arrestuar dhe dyshohet se fshihet në zonën e Kombinatit.

FOTO NGA VENDI I NGJARJES

d.ba./ke.mu.
Komento

Komente

  • sefa: 13/10/2018 04:55

    Policia qe duan dhe sduam, i ka te skeduara perdoruesit e narkotikeve, edhe me shum ata qe shesin. majuteria dhe kriminalizimi i nje pjese te policise ka bere te mundur qe perhapet konsumimi i narkotikeve edhe ne vende te hapura. keta vampire te vegjel, qe lejojne te ndodhi edhe prane shkollave 9-vjecare kesi rastesh, marrin pjesen e tyre me gjakun e femijve tane. mos e provofshin brenda shpise tyre hallin qe kane familjaret e narkotik prrdoruesve.

    Përgjigju
  • NEVILA: 12/10/2018 21:41

    KE PLOTESISHT TE DREJTE FAIK. NUK I HEQ AS EDHE NJE PRESJE KOMENTIT TUAJ. AI FREDI VERTET NA KA NEVERITUR LEXIMIN KETU DHE ESHTE BERE I NEVERITSHEM DHE I URRYER NE KULM

    Përgjigju
  • Faik: 12/10/2018 20:18

    Dègjova qè ky qè u Vra ishte Djalè shumè shumè i mirè me tè gjithè! Ishte i keq vetèm me Veten e tij dhe pèr Prindèrit e tij , sepse Konsumonte Marjuanè dhe Kokainè !!!! Si ka mundèsi qè 90% e atyre qè Vriten apo Vdesin janè Njerèz tè mirè , kurse Njerèzve si Fredi DOBIÇI, NUK ju ndodh gjè dhe NUK i gjen gjè! Èshtè e ÇUDITSHME ! Njerèzit e LIQ si Fredi ZHGARRAVINA jetojnè dhe marin frymè , edhe pse NUK i duhen SHQIPÈRISÈ! Lot NUK thonè , qè "NUK bje RRUFEJA nè HALE" ! Edhe kjo puna e Fredi ZGJEBSIT! Fredi èshtè pak mè KEQ se HALEJA ! Fredi èshtè 'PUSETÈ e Madhe e njè Qyteti GJIGAND' ! Hahahahahahahahh! Fredi MALUKATI ! Fredi DISTROFIKU !

    Përgjigju
  • Petro: 12/10/2018 19:40

    Po te kishin vrare femjen tend ose vellane si do reagoje ti o i meencem.

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/10/2018 15:41

    Bo bo bo ç bëhet keshtu, çdo ditë nga 10-15 veta të vrarë . Llaftari fundërrinash neandërtalë.. Ligji i ligjeve të rivijë urgjentisht në fuqi!!!!

    Përgjigju
  • redi: 12/10/2018 15:41

    Nuk ka polici ne bote qe te ndryshoje mentalitetin kriminal te nje pjese te popullsise . Atje ku edukimi eshte zero , njerezilleku zevendesohet nga instiktet kafsherore . Thetei per nje shpull vret tre njerez duke ngrene buk . Po e zeme ti qellije ne grusht por jo ti marresh jeten . Me mend qe jemi nuk jemi per BE

    Përgjigju
  • Saikeq tahiri: 12/10/2018 13:41

    Nqs eshte keshtu policia ta arrestoje pasi ti kete futur nje plumb ne koke.nuk kemi siguri as brenda ne shtepite tona.per keta drogaxhinjte duhet modeli filipinas edhe ketu ne albanistan.

    Përgjigju
    • Babalekracia: 12/10/2018 22:00

      Modeli filipinas duhet zbatuar me Narko-trafikantèt si Babalja i PD Krimit dhe lloj lloj fundèrrinash tè tjera qè mendojnè se do vijnè nè Pushtet me Babalet e Krimit dhe Dashat e Havasè!

    • Gjjhgf: 12/10/2018 18:00

      Boll me kte albanistanin e leshit, injorant ksi krimesh ka kudo

  • Babalja: 12/10/2018 11:38

    Lokut vetem dulla i vinte hakut

    Përgjigju
  • Shazimi: 12/10/2018 09:24

    Ku ka gje me te mire se denimi me vdekje per vendet si shqiperia,vetem keshtu shpeton ky popull nga kto monstra kriminel.Ngushllime familjes se te ndjerit

    Përgjigju
    • Nana: 12/10/2018 15:49

      Po ju fut rruges se tmershme te droges, as neni i denimit me vdekje nuk pi uje.