Sherr në Tepelenë, dhunohet me sende të forta 22-vjeçari, arrestohen dy persona

Sherr në Tepelenë, dhunohet me sende të forta 22-vjeçari, arrestohen dy persona

Foto ilustruese

Një i ri 22 vjeçar është dhunuar këtë të shtunë në Tepele pas një sherri banal ku janë përfshirë dhe dy persona të tjerë. Policia bën me dije se një 22-vjeçar me inicialet E.N, është goditur me mjete të forta nga dy shtetas të tjerë njëri 45 vjeçar më inicialet A.A, 45 vjeç dhe tjetri  41 vjeç me inicialet A.A. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku  i riu , 22 vjeçar është dërguar menjëherë në spital rajonal “Omer Nishani’ të Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë bëhet e ditur që policia ka arrestuar dy agresorët.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.A, 45 vjeç, banues në Tepelenë, dhe  A.A, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin E.N, 22 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 88 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon