Sherr për pronën me vëllanë e tij, policia parandalon krimin në Shkodër

Sherr për pronën me vëllanë e tij, policia parandalon krimin në Shkodër

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda në vaun e Dejës, Shkodër. Policia ka parandaluar ngjarjen e rëndë kriminale, duke arrestuar në kohë rekord autorin. Në pranga ka rënë shtetasi Luigj Preçi, 60 vjeç, banues në fshatin Nënshat, Vau i Dejës.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte duke u konfliktuar për motive pronësie me vëllanë e tij, shtetasin H. P., konflikt i cili rrezikonte përshkallëzimin, deri në përdorim të armës së zjarrit.

Marrja në kohë e informacionit si dhe reagimi i shpejtë e profesional, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke shoqëruar shtetasit në konflikt dhe sekuestruar një armë zjarri automatike model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 e 84 e Kodit Penal

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti