Shfaqja 'Volpone' tek Eksperimentali, regjisori Filipi: Shfaqja ka në qendër lakminë për para

Ngjarja ndodh në Venecia. Volpone është personazhi kyç, një plak i pasur në prag të vdekjes, por tepër lakmues dhe me shpirt aventurier, i cili së bashku me shërbëtorin e tij besnik, Moskën nisin të thurin intriga dhe lojë dinake, që përbëjnë esencën e të gjithë shfaqjes “Volpone”, me regji të Adonis Filipit, që ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datë tetë dhe 9 nëntor.

Volpone premierën e ka pasur në Teatrin Skampa. Është një perfomancë që është mirëpritur edhe ka marrë vlerësime të veçanta. Problematika që trajton është shumë e ndjeshme për kohën, siç janë ato të makutërisë dhe lakmisë për para, të cilat shoqërojnë shoqërinë njerëzore.

Adonis Filipi, regjisor

 

Moska një mashtrues i lindur ka për qëllim t’i zhvatë të tre personazhet, si Voltore (avokati), Korbaco (oborrtar) dhe Korvinon (tregtar), duke i premtuar secilit prej tyre se do të jetë trashëgimtar i pasurisë së padronit të vet. Të tre pretenduesit e ashtuquajtur, tre karaktere krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri bien pre e mashtrimit, duke i dhënë në këmbim diamante,  margaritarë gjithfarë sendesh me vlerë, vetëm e vetëm për t’i hyrë në zemër plakut patrik e si rrjedhojë të ishin zotërues të testamentit të tij. Madje lakmia e sëmurë e njërit prej personazheve Korvinos, arrin deri në atë pikë sa bëhet i gatshëm të ofrojë edhe  nderin e gruas  së tij për  Volponen edhe pse pa dëshirën e saj.

 

Ndërsa, këndvështrimi artistik edhe estetik i veprës krijon mjaft atraksion për audiencën. Shpresoj që interesi i spektatorit dhe komunitetit artistik është shumë i ndjeshëm, në vazhdim do të thosha që pjesë e agjendës së tij, do të jetë edhe festivali teatror që mbahet në Gjirokastër në 10 nëntor.

Adonis Filipi, regjisor

 

Shfaqja “Volpone” vjen në lojën e Helidon Finos, Ligoraq Rizo, Ilirda Bejlerit etj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut