Shfaqje muzikore dhe akrobaci në sheshin 'Skënderbej', Veliaj: E ardhmja e Tiranës është plot gëzim

Ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar një nga spektaklet më të njohur në botë, i njohur si Teatri i Rrugës “Mobile Homme”.

Shfaqjen e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se kryeqyteti ka pasur aktivitete të shumta kulturore dhe shtoi se kjo traditë e bukur do të vijojë edhe më tej.

Jam shumë i lumtur që, në fakt, Tiranës nuk i kanë munguar aktivitetet gjatë gjithë verës, por sidomos edhe tani në vjeshtë. Dua të falenderoj shumë kolegët e Ambasadës franceze, ambasadoren Christine Vasak që bashkëpunoi për të na sjellë një shije të veçantë të Francës, diçka jo klasike sportive, por mbi të gjitha një dhuratë për fëmijët e Tiranës; besoj se për fëmijët e Tiranës më e mira është gjithmonë përpara.

Erion Veliaj, kryebashkiak

Kryebashkiaku theksoi se përkundër skeptikëve që mendonin se sheshi nuk do të arrinte të mbushej asnjëherë, evente të tilla kulturore janë tregues se ky transformim e ka kthyer atë në një nga hapësirat më të preferuara për qytetarët e Tiranës.

Për të gjithë ata që mendonin se sheshi “Skëndërbej” ishte shumë i madh dhe nuk do mbushej kurrë, ja ku është sot, plot me fëmijë, plot hare, plot gëzim; unë besoj se e gjithë e ardhmja e Tiranës do të jetë plot gëzim. Kështu që, shumë faleminderit miqve francezë dhe mezi pres të bëjmë akoma më shumë gjëra të bukura bashkë.

Erion Veliaj, kryebashkiak

Spektakli vijoi me shfaqje të ndryshme dhe nga trupa e Cirkut Kombëtar dhe Banda Frymore e Qytetit të Tiranës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor