'Shfuqizohet' CAS, vendimet s'do jenë më përfundimtare, buzëqesh Skënderbeu

'Shfuqizohet' CAS, vendimet s'do jenë më përfundimtare, buzëqesh Skënderbeu

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS)

Një vendim që mund të trondisë botën e futbollit, vjen nga Belgjika. Gjykata e Apelit të Bruksleit, ka vendosur që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), nuk do të ketë më vendimin përfundimtar, në lidhje me çështjet e futbollit.

Ky vendim vjen si rezultat i një ankese të klubit zviceran, Searing, kundër FIFA-s, pasi institucioni më i lartë i futbollit botëror, i ndaloi këtij klubi pronësinë e trefishtë.

As FIFA, as UEFA, apo ndonjë federatë tjetër kombëtare, nuk do të jenë në gjendje nga tani e tutje, të vendosin sanksione mbi një klub bazuar në vendimin e CAS-it. Një ndryshim ky në fuqinë e CAS-it, i cili do ndikojë gjithashtu në rënien e çështjeve të caktuara të cilat pavarësisht se janë deklaruar si të paligjshme nga gjykata të ndryshme, vazhdojnë të miratohen nga gjykata pavarura.

Sipas IusSport, vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s, tani mund të sfidohen nga çdo gjykatë kombëtare, dhe çdo palë e ndikuar ka të drejtën të padisë qeveritë vendase të futbollit. Një lajm i mirë, mund të përkthehet ky për Skënderbeun, i cili vazhdon të jetë i dënuar nga UEFA për 10 vite të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane, edhe pse CAS nuk e ka thënë ende fjalën e vet. Tashmë, edhe pse nuk dihet si do mund të funksionojë apelimi i këtyre çështjeve në gjykatat vendase, pritet të ketë një shpresë më shumë, edhe pas CAS.

Cili është funksioni i CAS?
CAS ka si detyrë zgjidhjen e problemeve ligjore në fushën e sportit nëpërmjet arbitrimit. Vendimet e gjykatës së arbitrazhit janë të njëjta me ato të gjykatave të zakonshme. Gjykata gjithashtu ndihmon palët të zgjidhin mosmarrëveshjet në baza miqësore. Ajo mund të japë edhe këshilla në lidhje me problemin.

Së fundmi, CAS vendos edhe për eventet madhore si Lojërat Olimpike, Lojrat e Komonuelthit etj. Për raste të tilla, themelohen rregulla e procedura të veçanta./panorama-sport/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës