POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shifrat/ Tatimet: Në turizëm janë punësuar 15 mijë persona të rinj gjatë këtij sezoni

Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve ka dhënë informacion rreth rezultateve të arritura në kuadër të zbatimit të planit të detajuar të masave, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, uljen e evazionit fiskal, rritjen e të ardhurave, rritjen e numrit të vendeve të punës, si dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për tërheqjen e kuponit tatimor.

Nga aksioni rezulton se janë identifikuar 240 subjekte të paregjistruara, të cilat janë regjistruar. Janë konstatuar 366 tatimpagues, me punonjës të padeklaruar, të cilët janë futur në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. Ndërkohë, gjatë sezonit veror janë punësuar 15,000 punonjës të rinj, nga të cilët 5,458 – Të punësuar të rinj, DRT Durrës;  3,377 – Të punësuar të rinj, DRT Vlorë; 2,208 – Të punësuar të rinj, DRT Sarandë; 1,777 – Të punësuar të rinj, DRT Shkodër.

KONTROLLI TATIMOR

•    510 – Tatimpagues kanë rritur detyrimin për pagesën e TVSH-së. Rritja llogaritet të jetë rreth 463% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

HETIMI TATIMOR DHE ZBATIMI

•    6,227 – Subjekte u kontrolluan në territor
•    2,415 – Subjekte u konstatuan me shkelje ose 40% e tyre. Shkeljet më frekuente janë: moregjistrim, mos lëshim kuponi, printera jo fiskalë, mallra pa faturë, mosdeklarim/regjistrim i klientëve në strukturat e hotelerisë, punonjës të paregjistruar:
•    89.8 milionë lekë – Vlera totale e shkeljeve

EDUKIMI DHE INFORMIMI

Pëpara fillimit të sezonit turistik AT u angazhua në një fushatë edukimi dhe informimi për tatimpaguesit, të cilët ushtrojnë aktivitet në zonat turistike:

•    3,269 – Tatimpaguesve ju adresua thirrja për korrektesë në zbatimin e legjislacionit tatimor, si dhe u informuan mbi të drejtat dhe detyrimet për të ushtruar një aktivitet ekonomik.

•    2,200 – Tatimpagues të përzgjedhur me kujdes nga AT u ftuan për të përmirësuar vetëdeklarimin, nga të cilët 1,100 tatimpagues ju përgjigjën thirrjes pozitivisht.

Administrata tatimore njofton se do të vijojë me kontrollet e subjekteve, që zhvillojnë akvititet në zonat turistike. Ajo u bën thirrje, të gjithë tatimpaguesve për të zbatuar legjislacionin tatimor dhe për vetëpërmbushje. Çdo të punësuari, tatimet i kërkojnë që të denoncojë mospagesat e kontributeve për punën e tij./Monitor

a.me.
Komento