Çfarë po konsumojmë? AKU gjobit 4 subjekte në Tiranë dhe Vlorë pas kontrolleve të marketeve: Prodhonin vaj ulliri të falsifikuar

Çfarë po konsumojmë? AKU gjobit 4 subjekte në Tiranë dhe Vlorë pas kontrolleve të marketeve: Prodhonin vaj ulliri të falsifikuar

Vaji i bllokuar nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar punën me kontrollet e gamës së produkteve në marketet e vendit. Së fundmi, AKU ka gjobitur katër subjekte në Tiranë dhe Vlorë për tregëtim të vajit të falsifikuar të ullirit.

Ndaj subjekteve u mor masa administrative prej 400 000 lekësh si dhe u bllokua sasia e vajit të gjetur në markete, për të kryer ekzaminimet laboratorike të nevojshme.

Vaji i bllokuar nga AKU

Njoftimi i AKU:

AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të verifikimeve për zbatimin e standardeve higjeno-sanitare dhe tekniko-teknologjike, monitorimit të elementëve të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore ka patur në vëmendje edhe kontrollin lidhur me vajin e ullirit.

Gjatë kontrolleve në supermarkete/markete dhe më pas edhe ekzaminimeve laboratorike të produkteve të etiketuara ‘vaj ulliri’ AKU ka evidentuar 4 subjekte ku tregtohej produkti “vaj ulliri” i falsifikuar. Këto supermarkete/markete furnizoheshin nga subjektet:

- “Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 31.12.2019

- “Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresë Tiranë , furnizimi i lot-it me datë skadence 20.2.2020

- “Leart Iljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë , furnizimi i lot-it me datë prodhimi 01.05.2018

- “O & B/ Ylli Saraci” me Nipt K81318012E me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 7.3.2020

Konkretisht, produkti me emërtim “vaj i ullirit” i lot-eve të sipërpërmendur i prodhuar e tregëtuar nga këto subjekte rezultoi nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë.

Mbi bazë të kësaj gjetje dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit në objekt (pra lot-eve të tjerë) me qëllim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike.

Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregëtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i ka furnizuar me këto lot-eve, produkti i falsifikuar. Secili subjekt nuk qe në gjendje të përmbushë në afat të arsyeshëm detyrimin e venë nga AKU për të tërhequr produktin sipas këtyre lot-eve nga tregu, si dhe për të njoftuar konsumatorët.

Secili prej rasteve është në proçes investigimi të mëtejshëm në funksion të vlerësimit të materialit edhe për kallëzim penal për veprat penale të mashtrimit dhe Prodhimit të kundërligjshëm të dhe mallrave ushqimorë

AKU vijon kontrollet, ekzaminimet dhe shqyrtimin e të dhënave që disponojmë për të ndaluar çdo abuzues e flasifikues të ushqimeve, duke mashtruar në mënyrë tepër të rëndë konsumatorin shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironesi: 26/08/2018 11:45

    Autoriteti i kontrollit ushqimor meriton falenderim te puplikut dhe shperblim nga qeverija,ndersa subjektet tregtare supermarketet duhet te pergjigjen penalisht per marje jet njerzish me ane te ushqimeve te fallasfikuar.Nerase ka prokurori shteti shqiptar duhet ti ver para ligjit keto placaco tregtar me fytyre njerzore.Drejtesija nuk duhet te lejoj qe populli konsumatori viktim te beje vet gjygjesi me till palaco qe kerkojn te marin jet njerzish me ane fitmit te pangopur.Shteti ligjor te veproj te mos pres denensim ne prekurori,pasi kallzimi eshte puplik.Medja duhetvte flase perdit per ti deskretituar keto palaco.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot