POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shkarkimi i Xhoxhajt nga vettingu, Presidenti hap garën për vakancën në Kushtetuese

Altina Xhoxhaj

Pas vendimit të datës 24 tetor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, Presidenti ka hapur garën për plotësimin e vakancës.

Presidenca njofton se ‘Është shpallur procedura e aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtares Znj. Altina Xhoxhaj”.

Ndërkohë kujtojmë që Gjykata Kushtetuese aktualisht është jashtë funksionit, pasi është vetëm me dy anëtarë Vitore Tusha që kaloi vettingun dhe kryetari Bashkim Dedja, i cili kaloi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por dosja u apelua në Kolegjin e Posaçëm.

Pak ditë më parë, Presidenti Meta e përzgjodhi Vitore Tushën si propozimin e tij për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi kryetarit aktual Bujar Leskaj i përfundoi mandati.

d.ba.
Komento