Shkarkohen 46 punonjës të Hipotekave dhe ALUIZNI-t, Gjonaj: Ka ende që duhet t’i largojmë

Shkarkohen 46 punonjës të Hipotekave dhe ALUIZNI-t. Ministrja e Drejtësisë Gjonaj përmes një deklarate për mediat u shpreh se 46 punonjës janë shkarkuar pas ankesave të qytetarëve, ndërsa 18 janë paralajmëruar dhe 29 të tjerë kanë marrë vërejtje, pasi nuk u kanë shërbyer qytetarëve. Ministrja tha se pas ankesave në platformën e bashkëqeverisjes janë kryer analizat përkatëse duke sjellë shkarkimet, ndërsa shtoi se ende ka punonjës që duhet të largohen.

Ankesat e qytetarëve janë zgjidhur brenda 10 ditëve, ndërsa ishin sorollatur me vite të tëra. Qytetarët nuk kanë qenë në kërkim të mikut apo sekserit, por vendosën në provë platformën e bashkëqeverisjes. Por ende ka punonjës që duhet t’i largojmë së bashku. Cdo ankesë që ka buruar nga papërgjegjshmëria e administratës ka ndihmuar në pastrimin e zyrës nga këta punonjës. 35 shkarkime iu shtohen edhe 46 shkarkime të punonjësve të Hipotekës dhe ALUZINI-t janë paralajmëruar 18 të tjerë për shkarkime, për 29 të tjerë është marrë masa vërejtje me shkrim, por analizohen edhe kushtet e veprës penale. Kushdo që pengon apo bllokon apo vonon qytetarët është problemi ynë i përbashkët.

Etilda Gjonaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mari: 03/05/2018 08:34

    Ne hipoteken e Korces eshte nje fare Andi Sula njeri krejtesisht i paafte dhe hajdut i rezikshem. Zonja Ministre po nuk hoqet marka te tilla nga zyrat nuk ka per tu bere kure ky vend.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 16/04/2018 13:23

    Ju lumte! por ka akoma njerez te paafte dhe negative ne hipoteke.ALBANA NEZHA nese seshte larguar akoma do I vije dita. JURISTE e paafte qe kerkonte leke dhe nuk zbatonte vendimet e gjykates!!!!!shkurt mbronte fallsifikatoret !!!!Pse per para!!!!!Prit se skeni para asgje akoma....

    Përgjigju
  • Ali: 16/04/2018 10:41

    PO NE BURGJE PSE NUK NDERHYN z.MINISTRE? Akoma aty militojne "funderinat" e LSI dhe PD QE NUK KANE AS PERGATITJE PROFESIONALE POR EDHE QYTETARE. aTA JANE SAHANLEPIRES TE PUSHTETIT KUSHDO QOFTE NE KRYE. Ne polici ke me dhjetra (Nazo, Kamber, Lul, Fred, Fehmi etje etj etj)

    Përgjigju
  • Ilir: 16/04/2018 00:54

    Jan shkakruar vetem LSI. Por hallexhikt e LSI se bobave u jane perkulur. Aresye pse? Sepse ata dijn ti kollandrisin gjerat. Urime!!!

    Përgjigju
  • Celnik: 15/04/2018 23:21

    Nuk e di a eshte ne listen e te shkarkuarve nga hipoteka e korces nje punonjes me emrin Luan.Ky eshte personi me i korruptuar ne ate institucion dhe sekseri me i rrezikshem.Mua me sorollati plot pese vjet pa ma dhene tapine e shtepise me gjithese shtepine e kisha te hipotekuar dy here,njehere ne kohen e monizmit dhe nje here ne kohen e demokracise aty rreth vitit 1994 ose 1995.nuk kisha mbivendosje prone,shtepia ishte vetem ne emrin tim.,me detyrovi qe te paguaja 7250 lek (te reja)per ta hipotekuar nga e para dhe ato lek i futi ne xhepin e tij se me fshehu edhe bileten time te pageses zhduku edhe kondra bileten ne bllok per te humbur gjurmet.Dokumentin perseri refuzonte te ma jepte derisa nje dite ai,nuk e di perse nuk ishte ne pune,ne vendine tij ne sportel ishte nje djale i ri ,i porsa dale nga bangat e shkolles,i cili ma dha dokumentin e shume pritur menjehere dhe u cudit se pse une kisha pese vjet qe nuk e kisha marre.Bera edhe nje here nje pagese prej 800 lekesh (te reja) dhe shpetova.Une i bej thirrje qeverise qe ti zevendesoje te gjithe ""LUANET""e korrupsionit neper zyra me llastare te rinj te pa korruptuar qe sapo kane mbaruar shkollen,se jane shpresa e vetme e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 15/04/2018 15:32

    Sa fallco qe jeni edhe si qeverisje edhe si popull qe ju mbeshtet,

    Përgjigju
  • Fredi: 15/04/2018 14:49

    Largoni dhe ata te LSI-se qe kane kthyer pllaken kohet e fundit. Asnje meshire per kancerin LSI ne administrate.

    Përgjigju
  • Pronari: 15/04/2018 13:50

    Ejani te hi po te ka e sr dhe do te shikoni cbehet.

    Përgjigju
  • naxhije: 15/04/2018 13:49

    Ka kohe qe kane filluar ti rregullojn kto 2 institucione. Realisht ne keto 2 institucione eshte bere me shume kto muaj se ne 20 vjet

    Përgjigju
  • Ornela: 15/04/2018 13:48

    Aaaaa te lumt. Kshu behet administrata. Kush nuk sherben largohet.

    Përgjigju
  • Ada: 15/04/2018 13:48

    Shyqyr mo se ishin bere kta sikur e kishin te nenes dhe te babes punen dhe nuk te jepnin dum fare.

    Përgjigju
    • mariana: 15/04/2018 17:48

      Sh mire ben hallall te punesohen te rinjte qe kam mbaruar per ato dege dhe qe prinderit kane investuar, pastaj jan te paster dhe e duan punen jo si keta kerret e vjeter

  • Loranora: 15/04/2018 13:46

    Do duhej te vihej kjo ministre dhe portali qe me ne fund te rregullohej hipoteka dhe aluizni.

    Përgjigju
  • Mico: 15/04/2018 13:46

    Me kte bashkeqeverisjen e kane mbledhur administraten. Nuk ka me sorollatje tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit