Shkarkohet Florenc Hoxha
vjen kunati i Kuliçaj

Shkarkohet Florenc Hoxha<br />vjen kunati i Kuliçaj
TIRANE- Kreu i policisë bashkiake i Tiranës, i përfolur për konflikte të shumta me subjektet private por edhe sepse goditi me grushta punonjësen e taksave të bashkisë, Anila Çobani, duket se është larguar nga ky post. Megjithëse ende zyrtarisht nuk konfirmohet se është firmosur ndonjë shkresë për largimin e tij nga detyra, në të vërtetë ka nisur edhe të përfliten emrat që do ta zëvendësojnë.

Që dje në mëngjes, emri i parë që ka dalë, të cilit do t’i besohet drejtimi i policisë bashkiake të kryeqytetit, është ai i kunatit të Agron Kuliçaj. Ndërkohë që vetë Florenc Hoxha, nuk pranon të japë një përgjigje nëse është shkarkuar nga detyra, por thotë se për këtë duhet të pyesni në bashkinë e madhe. Ndërkohë që burimet zyrtare në bashkinë e madhe shprehen se deri më tani nuk ka asnjë urdhër për largimin nga detyra të drejtorit të policisë bashkiake, Florenc Hoxha.

Megjithëse zyrtarisht nuk pranohet kjo gjë, punonjësit e policisë bashkiake, thonë se kanë dëgjuar që së shpejti ata do të kenë një drejtor të ri. Edhe këshilltarët socialistë në bashki na konfirmojnë se Florenc Hoxha, është shkarkuar nga detyra, pas një përplasje që ka pasur me një subjekt privat.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo