POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shkarkohet një ministër në Kosovë, NISMA tërheq Bajram Hasanin

Bajram Hasani

Kosove- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani është liruar nga detyra. Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës me kërkesën e partisë që ai përfaqësonte, Nismës Socialdemokrate. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga  burime të besuara brenda kabinetit qeveritar.

Në vend të Hasanit është emëruar zv/ministrja e kësaj ministrie që vjen nga Nisma, Arbresha Krasniqi. Veç MTI-së, partia e Fatmir Limajt udhëheq edhe Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Mediat kosovare shkruajnë se shkarkimi i tij vjen një javë pasi urdhëroi shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rrecajt. Shkarkimi i Rrecajt kishte ardhur për shkak të “paaftësisë profesionale dhe keqadministrim”. Dyshohet se ai ishte implikuar drejtpërsëdrejti në ndarjen e grandeve dhe se kishte bërë presion gjatë rekrutimit të stafit civil.

 

ma.nd.
Komento