Shkatërrohet banda shqiptare në Britani, kultivonte ferma kanabisi

Shkatërrohet banda shqiptare në Britani, kultivonte ferma kanabisi

5 shqiptarët e kapur në Britaninë e Madhe

Britani e Madhe-Një hetim për një rrjet kultivimi kanabisi prej 6 milion paund në ferma ku kultivohej lënda narkotike të kontrolluara nga 'mafia shqiptare' ka çuar në 26 persona të burgosur.

Policia nisi Operacionin Tisdale në mars 2016 për të çmontuar një grup të madh krimi të organizuar i cili komplotonte për të rritur, paketuar dhe shitur drogën në një shkallë të madhe në mbarë vendin.

Sipas policisë, grupi kriminal përdorte emra të rremë, dokumentacione falso dhe adresa të rreme për të shmangur zbulimin nga autoritetet, dhe për të shmangur ndjekjen penale.

Mediat angleze shkruajnë se operacioni i koduar “Tisdale” nisi që në vitin 2016-të. Ata ranë në gjurmët e një bande të rrezikshme që mërej me kultivimin pakemtimin dhe shitjen e kanabisurt të prodhur në ferma të posaçme. Kultivimi ishte i shtirë në të gjithë Britaninë e Madhe.

Ashtu si edhe në raste të tjera, kokat e grupit ishin shqiptarët. Ata kishin ngritur një strukturë të mirëorganizuar mes Mançesterit dhe Cheshire. Trafikantët shqiptarë kishin punësuar njerëz si fermerë, menaxherë dhe drejtorë.


(5 nga shqiptarët e Britanisë së Madhe

Paratë e fituara nga tregtimi i kanabisit pastroheshin përmes llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç dhe gruas së tij greke Ifigenia Cipi 33 vjeç.
Të enjten më 21 korrik 2016 oficerët nga Grupi i Krimeve të Rënda dhe të Organizuar të GMP-së kryen 12 bastisje nëpër zonat e Mançesterit dhe Cheshire në një operacion të përbashkët me shërbimin e emigracionit, energjinë elektrike të Veriut Perëndimor dhe autoritetet lokale.

27 janar 2017
Besnik Hoxha, 34 vjeç i dënaur me dy vjet burg për pastrim parash.
Ifigjenia Cipi, 33 vjeç, e dënuar me 1 vit e gjysëmburg për dokumentacion të rremë

24 maj 2017
Denad Hoxha, 28 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.
Taulant Hoxha, 31 vjeç, u dënua me pesë vjet e katër muaj.
Mario Basha, 31 vjeç, u dënua me tre vjet e nëntë muaj.
Fatjon Hazizi, 32 vjeç, u dënua me katër vjet burg.
Krenar Harisis, 33 vjeç, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj.

25 maj 2017
Andi Lekaji, 39 vjeç, u burgos për katër vjet.
Fatjon Hoxha, 33 vjeç, u burgos për një vit.

26 maj 2017:
Ervin Hoxha, 38 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Arbor Basha, 27 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Arjan Harisis, 26 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Gentjan Harisis, 28 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Haxhi Hazizi, 20 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Ismail Agaci, 22 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Altin Ripaj, 33 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • renato: 18/04/2018 17:01

    Gjithe ata djem si kuaj pse nuk punojne por meren me ashash qe nuk i coi askund vecse ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës