'Rregullohemi me gjë tjetër o shok', ja si tentoi 23 vjeçari në Tiranë të korruptojë policët me 2 mijë lekë/VIDEO

Një 23-vjeçar me banim në Ersekë është arrestuar dje nga forcat e policisë së Tiranës pasi ka tentuar të korruptojë dy efektivë policie duke i ofruar 2 mijë lekë të reja, pasi u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundravjatjen e kryer.

Pando Ç, 23 vjeç, banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundravjatjen e kryer, drejtuesi i mjetit tip “BMV”me targë AA 487 CJ, i ka dhënë punonjësve të policisë dy kartemonedha me prerje 1000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • altin tani: 28/06/2018 18:12

    po cfar nuk kuptojne keta?iku koha e rryshfetit o trapa.ktheu historija.polici paguhet 500 mij lek.nuk mund ta humbi punen per 20 mij lek. pastaj kamera qe ka nuk e le sikur te jete vet donald trapi ne timon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë