Shkëmbim i përvojave, OSBE-ja mbledh Task Forcat Antikanabis të Vlorës dhe Shkodrës
Task Forcat Antikanabis të Vlorës dhe Shkodrës
Task Forcat Antikanabis të Vlorës dhe Shkodrës shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me alternativat ndaj kultivimit të kanabisit, në një takim dyditor të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, më 11 dhe 12 tetor, në Shkodër. Përveç diskutimeve në tryezë, pjesëmarrësit vizituan edhe vende ku kultivohen bimë si shafrani, sherebela dhe trumza, si dhe ferma agroturizmi.
E pranishme në takim, shefja në detyrë e Departamentit të Mirëqeverisjes në Çështjet Ekonomike dhe Mjedisore në Prezencën e OSBE-së, Ekaterine Kristesashvili, tha se që nga viti 2017, Prezenca ka punuar bashkë me Ministrinë e Brendshme dhe task forcën qendrore për të identifikuar faktorët motivues që i shtynë komunitetet vendore dhe fermerët të përfshiheshin në fenomenin e jashtëligjshëm të kultivimit të kanabisit. “Një ndër problemet e identifikuara, mes të tjerave, ishte edhe mungesa e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në nivel vendor dhe komunitar”, tha ajo.
Gjatë vitit 2018, Prezenca punoi së bashku me task forcat vendore të Shkodrës dhe Vlorës, të udhëhequra nga prefektët përkatës, për të mbështetur zbatimin e planeve të tyre të veprimit sa i takon ndërgjegjësimit kundër kanabisit. Prezenca mbështeti disa masa kyçe të identifikuara në këto plane veprimit, që kishin të bënin me takimet e komuniteteve vendore, aktivitete publike dhe konkurse në shkolla, në të cilat u përfshinë rreth 400 pjesëmarrës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.8%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3158
Lajme të tjera
-
Celibashi diskuton me përfaqësues të ODIHR për auditimin e teknologjive në zgjedhje: Vendosëm piketat për bashkëpunim të ngushtë teknik
13 Prill, 19:27
-
Prezenca e OSBE-së organizon vizitë në Suedi për gazetarët shqiptarë, për të përmirësuar raportimin për çështjet e sigurisë
13 Prill, 14:03
-
Ambasadorët e QUINT-it në OSBE vizitë në Shqipëri: Përmbushni rekomandimet e ODIHR për reformën zgjedhore
19 Mars, 17:52
-
Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me përfaqësuesit e ODIHR-it, dakordësim për mënyrën e hartimit të drafteve ligjore për ndryshime në Kodin Zgjedhor
4 Mars, 17:30
-
OSBE trajnon qentë…
2 Mars, 18:06
-
Celibashi takon kryetaren e misionit të OSBE-së: Zhvilluan një bisedë të thelluar mbi Reformën Zgjedhore në Shqipëri
16 Shkurt, 15:34
-
Sot Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit, ish-ambasadori i OSBE: Si i shpëtuan shqiptarët hebrenjtë nga nazistët
27 Janar, 08:59
-
Një ditë para mbledhjes së komisionit për 'Zgjedhoren', OSBE apel deputetëve: Kontribuoni për një proces parlamentar funksional
18 Janar, 16:50
-
Reforma Zgjedhore/ Pas Gjiknurit dhe Alibeajt, shefja e misionit të OSBE-së takohet sot me Bardhin
17 Janar, 10:37
-
PS dhe PD u dakordësuan për mbledhjen e komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore, OSBE: Mirëpresim rifillimin e punës!
16 Janar, 17:02
-
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, PPE kundërshton debatin: Nevojitet raporti i OSBE/ODIHR
12 Janar, 17:16
-
Reforma Zgjedhore, OSBE: Mezi presim të angazhohemi me të gjithë aktorët që të arrijmë synimet e përbashkëta për zgjedhjet e ardhshme
11 Janar, 15:35