Shkodër, CEZ bashkë me policinë
e prokurorinë për faturat e energjisë

Shkodër, CEZ bashkë me policinë<br />e prokurorinë për faturat e energjisë
TIRANË - CEZ Shpërndarje nëpërmjet një daljeje për mediat ka njoftuar për ngritjen e task-forcës me qëllim kontrollin e energjisë dhe humbjet në rrjet.

Këtë proces e ka shpjeguar edhe drejtori i CEZ Shpërndarjes së Shkodrës, Gledis Çeliku, i cili tha se po bashkëpunohet edhe me policinë dhe prokurorinë.

Ndërsa ka njoftuar se kjo ndërhyrje do të jetë në fillim për bizneset dhe më pas për familjarët. Sipas CEZ, vlera e debisë arrin në 386 mln lekë të reja.

Nga ana tjetër Çeliku ka drejtuar edhe një apel për të gjithë qytetarët dhe debitorët. Sipas Cez Shpërndarje 56% e debitorëve janë biznese private, ndërsa 67% janë familjare.

Vetëm në periudhën dhjetor-janar janë dërguar në prokurori 23 raste të bizneseve dhe 22 dosje që i përkasin familjarëve. Ndërsa raste të tjera janë në shqyrtim.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për vrasje me 25 vite burg, amnistia i ‘fal’ disa ditë 60-vjeçarit

I dënuar për vrasje me 25 vite burg, amnistia i ‘fal’ disa ditë 60-vjeçarit