Shkodër, përkujtohet Nënë
Tereza në 16-vjetorin e vdekjes

Shkodër, përkujtohet Nënë<br />Tereza në 16-vjetorin e vdekjes
SHKODËR - Në përvjetorin e 16-të të vdekjes së Nënë Terezës, famullia e Shkodrës ka organizuar një aktivitet nderimi pranë memoralit të saj.
 
Ka qënë famulltari i Shkodrës, Dom Gjovalin Sukaj, i cili ka përcjellë mesazhin me rastin e kësaj date për të gjithe besimtarët e krishtere në vendin tonë.
 
Më pas, besimtarët e krishterë kanë vendosur kurora me lule pranë shtatores së Nënë Terezës, ndërsa kanë kryer edhe lutje.
 
16 vjet më parë, në 5 shtator, Nënë Tereza mbylli sytë përgjithmonë në Indinë e largët, ndërkohë qenia e saj e shenjtë sikur nuk pranonte të shplodhej, se edhe pas vdekjes ajo ndjehet dhe vepron si e gjallë, duke i dhënë porosira botës, të vlefshme, nga ato që i duhen çdo ditë dhe përjetësisë së njerëzimit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës