Shkodër/ Aksion për kapjen e autorëve të vrasjes së çiftit, gjenden drogë e armë, 3 persona në pranga (Emrat)

Policia e Shkodrës po zhvillon disa  kontrolle pas vrasjes së çiftit Boran Berçana dhe Silvi Ndoci. Gjatë aksionit të fundit, janë gjetur armë e një sasi kanabisi.

Mirjan Ndoj, Marisjen Gjoka, dhe Enduel Bajraktari janë tre shtetasit e ndaluar nga policia. Të rinjve janë arrestuar në një sallë lojrash fati. Atyre iu janë gjetur 3 armë, 1 automatik dhe 2 pistoleta TT. 




Armët dhe droga e sekuestruar

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet Blic për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë

Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa

Arrestohet 3 shtetas në një sallë lojrash euro lloto me armë zjarri dhe lëndë narkotike. 

Më datë 17.07.2018, nga shërbimet operacionale të DVP Shkodër dhe Repartit FNSH Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Enduel Bajraktari, 29 vjeç, banues në Vau i Dejës 

Mirjan Ndoj, 27 vjeç, banues në Vau i Dejës ,

Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës 

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e sallës lojrave euro lloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gram lëndë e narkotike Cannabis Sativa. 

Vijojnë hetimet për këto shtetas pasi dyshohen se janë autorë për disa vepra penale të tjera. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich