POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shkodër/ ARRSH jep njoftimin, nesër nis rehabilitimi i aksit Ura e Kirit-Mjede prej 17.2 kilometra

Foto ilustruese

ARRSH ka dhënë njoftimin se nga nesër do të rehabilitimi i aksit rrugor Ura e Kirit-Mjedë, me një gjatësi prej 17.2 kilometra, në Shkodër.

Një njoftimin e ARRSH thuhet se këto ndërhyrje në infrastrukturë do të arrijnë të riparojnë këtë aks.

Njoftimi i plotë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor Ura e Kirit-Mjedë me gjatësi prej 17.2 kilometrash. Ndërhyrja në këtë aks parashikon prishjen e shtresave asfaltike dhe realizimin e shtresave të reja në pjesët e dëmtuara, vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë në të gjithë gjatësinë e rrugës; vizitimi i ri; instalimi i barrjerave mbrojtëse; instalimi i delineatorëve; rifreskimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale ashtu sikurse riparimi/riseksionimi i kanaleve të drenazhit.

f.g.
Komento