Digjet një makinë gjatë natës në Shkodër, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme/ Pronarja e mjetit: Nuk kam konflikte

Digjet një makinë gjatë natës në Shkodër, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme/ Pronarja e mjetit: Nuk kam konflikte

Makina e djegur në Shkodër

SHKODËR-Një makinë është djegur gjatë orëve të natës në lagjen "Vojo Kushi". Report Tv ka mësuar se makina është në pronësi të shtetases Arjana Lukaj. Makina tip Ford me targa AA368RA,dyshohet se është djegur qëllimisht, megjithëse pronarja e mjetit ka thënë në Polici se nuk ka patur konflikte. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme pasi policia ka konstatuar gjurmë benzine në makinë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 

Zjarrëfiksja në vendin e ngjarjes

Njoftimi i plotë:

Shkodër

Informacion Paraprak. Me datë 18.09.2018, ora 01.30, jemi njoftuar se në lagje “Vojo Kushi “ ka rënë zjarr në automjetin tip Ford me targë AA 368 RA, i cili është djegur pjesërisht, në pronësi të shtetases A. L. banuese në fshatin Stajke bashkia Vau i Dejës.  Menjëhere është nderhyrë nga shërbimi MNZ, dhe po kryejn veprimet me grup hetimor për gjetjen dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë