Shkodër/ Jeta e Aleksandër Moisiut, ekspozohen shkrime e dokumente të papublikuara nga aktori (VIDEO)
Aktori me famë botërore, Aleksandër Moisiu sillet për herë të parë në një ekspozitë në qytetin e Shkodrës. Falë nismës së studiuesit Pjetër Logoreci, sillen fotot dhe dokumente të rralla që dëshmojnë jetën e Moisiut.
Dokumente dhe shkrime që mbajnë firmën e aktorit më famë botërore Aleksandër Moisiu janë ekspozuar për herë të parë në Shkodër, falë punës së studiuesit Pjetër Logoreci! Ekspozita është hapur në hollin e Teatrit Migjeni falë mbështetjes së konsullatës se Austrisë në Shkodër.
Janë momente të shënuara të jetës së artistit, por edhe dokumente e shkrime të papublikuara më parë, si: shkrimi i fundit në momentet e agonisë së vdekjes, kartela mjekësore që ndërroi jetë, dokumenti i pagëzimit etj.
Tamam tema e ditës, është të jetosh apo të mos jetosh një Shqipëri, ku njerëzit kanë frikë nga të dalin në rrugë nga krimi e bandat. Ky është mesazhi që ka dashur të thotë autori.
Pjetër Logoreci, autori i ekspozitës
Por Pjetër Logoreci, në hapje të ekspozitës është surprizuar edhe nga një dhuratë e vecantë nga skulptori Ferid Kola, por që Pjetër Logoreci e cilëson si antitezën më të saktë për atë që po kalon Shqipëria përballë krimit. Për krijuesin e kësaj skulpture, Ferid Kola, Shqipëria vetëm nëpërmjet dialogut mund të dalë nga kjo situatë e vështirë ku është përfshirë.
Ky është një mesazh për të gjitha pisllëqet që kanë ndodh në qytet. Të rrosh a të mos rrosh në Shkodër, unë them me nejt në Shkodër sepse është e jona.
Ferid Kola, Skulptor
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe konsulli i Austrisë në Shkodër, kanë vlerësuar këtë ekspozitë dhe lidhjet mes dy vendeve, Austrisë dhe Shkodrës.
Ekspozita kushtuar aktorit Aleksandër Moisiu, do të rrugëtojë në të gjitha trojet shqiptare. Ai lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars 1935 në Vjenë.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 3026
Lajme të tjera
-
Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir! Kapet autori
23 Prill, 21:32
-
Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë
23 Prill, 11:00
-
Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës
23 Prill, 10:53
-
Malësi e Madhe, banesa dy katëshe u kthye në laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)
23 Prill, 09:55
-
Në BE shfrytëzonte prostituta, paratë i investonte në Shqipëri, i sekuestrohen pasuritë Klodian Ndogajt! Mes tyre biznesi me vlerë 500 mijë euro
22 Prill, 12:14
-
Puka mbulohet nga dëbora, trashësia në qytet arrin 10-15 cm
21 Prill, 12:57
-
Rikthehet moti i keq/ Dëborë në Shkodër, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë
21 Prill, 10:43
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
Shkodër, po riparonte apartamentin, 40-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i pallatit
20 Prill, 13:33
-
Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 lokaleve në rërë përgjatë bregdetit në Velipojë (VIDEO)
20 Prill, 10:28
-
Shkodër, i lagu me benzinë dhe i vuri flakën tre makinave, autori arrestohet një vit më pas (EMRI+VIDEO)
20 Prill, 10:19
-
Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit
19 Prill, 15:22