Shkodër/ Ndërtohet shkollë e re, mësuesit mësim tek e vjetra, DAR nuk dakordësohet me bashkinë

SHKODËR-Me nisjen e vitit të ri shkollor, 70 fëmijë kanë bojkotuar shkollën e Sheldisë. Fëmijët kanë 3 ditë që nuk ulen në bankat e shkollës. Shkak është bërë ndërtimi i një shkolle të re me donacione nga një fondacion i murgeshave në Shkodër, me të gjitha standartet. Problemi qëndron në faktin se Drejtoria Arsimore Shkodër nuk ka arritur dakordësinë me bashkinë për të dërguar stafin e mësuesve në shkollën e re. Në një prononcim për Report Tv, përgjegjësja e DAR, Morena Tirana, ka thënë se godina e re është e palicensuar dhe nuk rezulton në inventarët e shkollave të regjistruara nga bashkia Shkodër.

Ne jemi në dijeni të situatës. Drejtoria DAR kanë qenë në Sheldi për këtë problem. Vlen të theksohet se ditën e parë të shkollës, mësuesit kanë qenë prezent, kurse fëmijët jo. Por ajo shkollë e re, është e palicensuar nga institucionet lokale. Iu është kërkuar prindërve të dërgojnë fëmijët tek shkolla e vjetër derisa të zgjidhet problem me licensimin e shkollës së re.

Morena Tirana, përgjegjëse e Drejtorisë Arsimore Shkodër

Nga ana tjetër, bashkia Shkodër i ka dërguar një kërkesë DAR, ku i kërkon që mësuesit të paraqiten tek shkolla e re.

Report Tv u interesua duke pyetur sërish prindërit e fëmijëve, të cilët thonë se fëmijët e tyre do të vazhdojnë bojkotin deri në momentin kur mësimi të fillojë në shkollën e re.


Shkresat e bashkisë Shkodër drejtuar DAR

Shkolla e Sheldisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)