Shkodër, procesverbale të rreme për sigurinë ushqimore, dy inspektorë të AKU në pranga

Shkodër,  procesverbale të rreme për sigurinë ushqimore, dy inspektorë të AKU në pranga

Artikujt e sekuestruar nga operacioni i AKU Shkodër

Shkodër: Vijon operacioni i një dite më parë, ndalohet një punonjës i A.K.U-së Shkodër dhe një ish-punonjës i A.K.U-së, për veprën penale "Shpërdorim detyre". Në vijim të operacionit ku u arrestuan tre persona dhe u shpall në kërkim një tjetër, për prodhim të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në vijim të hetimeve kryera, u bë e mundur  kapja dhe  ndalimi i personave të mëposhtëm: 

Adnan Gradeci, 51 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,
Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër, 

Personat e lartëpërmendur janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ka qenë në punë edhe Abdyl Bajraktari, në zonën industriale, lagje ”Skënderbeg” në objektin e firmës në pronësi të Gezim Balës, dy punonjësit e AKU-së dega Shkodër, kanë mbajtur procesverbale të rreme mbi kushtet e ambientit ku prodhoheshin produktet ushqimore. Materialet i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale ”Shpërdorim detyre”.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua