Shkodër, Voltana Ademi: 2099 familje presin ndihmën ekonomike si të vetmen mënyrë jetese, shtyni afatin!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë të ditur se 2099 familje në Shkodër nuk kanë mundur të marrin dot ndihmën ekonomike, për shkak të mos publikimit të vendimit nga Shërbimi Social Shtetëror.

“2099 familje të bashkisë Shkodër presin ndihmë ekonomike si të vetmen mënyrë jetese. Vendimi duhet të ishte publikuar që me datën 30 qershor. Ndërkohë që tani familjeve i mbetet më pak se 5 ditë për të aplikuar çka sjell sorollatje dhe radhë të gjata. I bëj apel Shërbimit Social Shtetëror që të publikojë listën për muajin qershor. Ti hap rrugë aplikimit të familjeve në nevojë.

Për të gjithë ato që nuk kryejnë detyrën, përbën shkelje ligjore. Mënyra se si po zbatohet sistemi i ndihmës ekonomike, përbën probleme deri në kufijtë e dështimit. Kërkojmë shtyrjen e afatit deri në datën 10 korrik. Në të kundërt ne do ti drejtohemi organeve të drejtësisë pasi problematika është tejet e madhe.

Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • doli: 05/07/2018 22:11

    Kjo lavirja e bashkise ? Pasken mbetur pa pare disa punonjes te bashkise pa marrur ndihmen ekonomike,ku jane premtimet qe ju dhe shkodraneve per mirçenje dhe punesim por as punesim as mirçenje vetrem shkaterrim hajnina si asnjehere tjeter,eshte kryekarja me e pa afte nder 27vite demokraci ne shkoder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023