Shkodër/ Vrau Hermes Beqirin për një kapele, autori mohon krimin në gjykatë: Isha te dajat!

Shkodër/ Vrau Hermes Beqirin për një kapele, autori mohon krimin në gjykatë: Isha te dajat!

Hermes Beqiri, i riu që u vra nga Elvis Hoxha

Autori i dyshuar për vrasjen e të riut Hermes Beqiri, 20-vjeç, në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në nëntor 2017 në Shkodër, ndryshon dëshminë përpara trupës gjykuese. Elvis Hoxha, 17-vjeç, mohon të jetë ai autori i dyshuar i krimit. Më herët ai kishte pranuar se e kishte vrarë Beqirin pasi ishte zënë në një bar-kafe për një kapele të cilën ia kishin vënë njëri-tjetrit në kokë.

Hoxha tha se Beqiri e kishte dhunuar, çka kishte bërë që ai të shkonte në shtëpi dhe të merrte armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën edhe e ekzekutoi shokun e tij. Në seancën e sotme, Elvis Hoxha deklaron se ka qenë në Malësi të Madhe tek dajat kur ka ndodhur vrasja.


(Autori i krimit, Elvis Hoxha)

Nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar qelizat telefonike të autorit për të gjetur vendndodhjen e tij në momentin e krimit. Prokuroria ka 10 dëshmitarë, armën e krimit dhe gjurmët e barutit në xhaketën e autorit si dhe përgjimet ambientale  Në pranga pas krimit ranë edhe dy shokët e autorit, Ditmir Harifi, dhe Bekim Turishta të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asani: 18/07/2018 14:53

    Mbas ktij gjykimi do zoti e ka radhe tjeter kriminel te gjykohet per vrasjen e djalit te gjykatsit qe po gjykon dhe los me gjakun enje te pa fajshmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve