Shkodër/ Zv.kryeministrja Mesi dhuron libra: 195 mijë fëmijë në të gjithë vendin përfitojnë nga vendimi

Shkodër/ Zv.kryeministrja Mesi dhuron libra: 195 mijë fëmijë në të gjithë vendin përfitojnë nga vendimi

Zv.kryeministrja Senida Mesi duke dhuruar libra për nxënësit në Shkodër

Zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë Znj. Senida Mesi ka qenë sot në qytetin e Shkodrës, ku ka marrë pjesë në procesin e shpëndarjes së librave falas në shkollën 9-vjeçare, “Dëshmorët e Prishtinës”. 

Nga Shkodra, Mesi tha se programi i qeverisë për të mbështetur me libra falas të gjithë nxënësit e klasave I-IV, është një investim prej 6 milionë USD nga ana e shtetit. 

 “Librat falas për 195 mijë fëmijë në të gjithë vendin, janë para të kursyera tanimë për familjet”, tha Zëvendës Kryeministrja.

Ajo u shpreh se Shqipëria është vendi i parë në rajon që shpërdan libra falas për të gjithë fëmijët pa përjashtim dhe se deri në fund të mandatit qeveria ka për objektiv përfitimin e librave falas, deri në klasën e nëntë, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Zv.kryeministres Mesi.

Znj. Mesi është takuar me nxënës, prindër dhe drejtues të shkollave 9-vjeçare, me të cilët ka biseduar mbi mbarëvajtjen e vitit të ri akademik, ndërsa është ndaluar veçanërisht në dy familje, ku personalisht ka dhuruar librat për fëmijët.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Znj. Mesi ka vënë theksin edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara, për të cilët janë emëruar 700 mësues të posaçëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv