Shkodër/ Rrahu dhe kërcënoi gruan, arrestohet në flagrancë bashkëshorti

Shkodër/ Rrahu dhe kërcënoi gruan, arrestohet në flagrancë bashkëshorti

Arma e sekuestruar

THETH- Një person është arrestuar në mënyrë flagrante këtë të shtunë në Theth, Shkodër pasi ka kërcënuar dhe kanosur jetën e bashkëshortes së tij. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Kolë Pisha, banues në Theth. Arrestimi i tij në flagrancë ka ndodhur pasi Komisariati i Policisë Shkodër ka marrë një telefonatë, ku raportohej ngjarja. Pishës i është gjendur dhe sekuestruar në banesë dy armë zjarri (pushkë) dhe një municion luftarak.

Po në Theth, Policia është vendosur në kërkim të  një shtetasi, i cili është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për personin me inicialin D.Z, 22 vjeç, i cili po qarkullonte me armë zjarri kur autoritetet e kanë pikasur. 22-vjeçari porsa ka parë që ndiqej nga Policia, ka hedhur armën kallashnikov dhe duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe errësirën është larguar. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arma e sekuestruar

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin