Shkoi në Afrikë të ndalojë njohjet për Kosovën, Ivica Daçiç përfundon në spital

Shkoi në Afrikë të ndalojë njohjet për Kosovën, Ivica Daçiç përfundon në spital

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë vizitës në Afrikë

Ivica Daçiç, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, është duke zhvilluar një  tur vizitash në disa shtete afrikane, është ndalur pikërisht në Burkina Faso, në një vend kontinental në Afrikën perëndimore.

Gjatë kësaj vizite ministri Daçiç, ka shfaqur disa shqetësime që lidhen me shëndetin e tij, thuhet në mediat në Kosovë, të cilat  shkruajnë se kryediplomati serb është ndjerë keq pasi është helmuar nga ushqimi në Burkina Faso dhe është dërguar menjëherë në spital për  të marrë ndihmë mjekësore.

Por për Kryediplomatin serb flitet se “kohët e fundit kishte një virus të fortë, madje kaloi dy ditë në shtëpi”, raportojnë mediat serbe. Ndërsa nga ana tjetër mediat në Kosovë shkruajnë se vizita e ministrit Daçiç nëpër vendet afrikane lidhet gjithashtu me strategjinë për të zvogëluar numrin e vendeve, të cilat  e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mërgimtari: 01/04/2018 23:04

    ... kemi ca Miqë kudo në Botë ne, serbët vetem ne Rusi kane...

    Përgjigju
    • Elbasani: 10/06/2018 05:55

      Ju lumte . E zene haka e pupullit.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon