POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shkon në 77 numri i viktimave nga shpërthimi i Ebolës në Kongo

Foto ilustruese

Numri i viktimave ka shkuar në 77 persona nga shpërthimi i ri prej Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos. Njoftimi për shifrën është bërë publike nga ministria e Shëndetësisë e vendit afrikan.

Bëhet e ditur se aktualisht janë raportuar 115 raste, nga të cilat 85 janë konfirmuar dhe 10 janë të mundshme. Gjithashtu nga 85 pacientë të infektuar 18 u shëruan, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë.

Sipas Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm i Organizatës Botërore ka njoftuar në një konferencë shtypi të premten se një rast i konfirmuar u dokumentua në Oicha.

Mirëpo Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit kërkoi një "reagim të shpejtë, të bashkërenduar dhe efikase" për të shmangur përsëritjen e shpërthimit të Ebolës 2013-2016 në Afrikën Perëndimore, e cila vrau më shumë se 11.000 njerëz.

a.de.
Komento