POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zjarret në Greqi, shkon në 99 numri i viktimave

Pamje nga zjarret në Greqi

GREQI- Ka shkuar në 99 numri i viktimave të shkaktuara nga zjarri i rënë në Mati, Athinë.

Viktima më e fundit është një 26-vjeçare, e cila prej një muaji e gjysmë kurohej në spitalin Evangjelismo. Autoritetet greke kanë konfirmuar edhe dy shqiptarë.

Zjarri masiv që përfshiu Greqinë në 23 korrik shkaktoi jo vetëm viktima, por edhe dëme materiale. Mes viktimave ishin dhe 11 fëmijë, ku më e riu në moshë ishte një foshnjë 6-muajshe. 

Prej zjarreve ka dhënë dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas, i cili ka marrë të përsipër përgjegjësinë për sa i përket fushës së tij.

ke.mu.
Komento