Shkrimtari Gazmend Kapllani sjell në shqip një roman për Tersin dhe tersianët, Shqipërinë dhe shqiptarët

“Më trishton mendimi, që Karli nuk e ka çarë kokën asnjëherë për familjen tonë. Merr për shembull marrëdhënien e tij me nënën tonë, sillej sikur nëna i përkiste vetëm atij, sa për mua edhe tim atë, qëllimi i Karlit ka qenë që të ikte sa më larg nesh. Thua se vetëm kështu do të gjente atë që kërkonte...”

Shkrimtari Gazmend Kapllani rikthehet tek lexuesi shqiptar me librin “I keqi i vetes”. Ngjarjet e romanit zhvillohen në qytetin imagjinar të Tersit në Shqipëri. Dy vëllezërit, tersianët Karl dhe Frederiku, të pagëzuar me këta emra nga babai i tyre një ish- komunist fanatik, i cili përcillet për në banesën e fundit. Gjatë varrimit të të atit, dy vëllezërit që kanë luftuar për ideale të kundërta u rikthehen mërive të mbartura. Njëri, sepse guxoi që të largohej nga vendlindja, ndërsa tjetri, i qëndroi besnik mosbraktisjes së atdheut

 “Pavarësisht se rrëfimi është klasik, Gazmendi ka zgjedhur dy personazhe, që gati-gati është një personazh. Dy vëllezër që do të thoja se është një formë e re rrëfimi që vjen në prozën shqipe. “I keqi i vetes” mund të quhet ky personazh për një mentalitet konservator mund të quhet kështu, por në fakt ai është i miri i vetes edhe shoqërisë, sepse ka zgjedhur midis dy mënyrave jetese, mënyrës së vjetër ku na mban fort sentimentalizmi për të shkuarën, që kërkon guxim për të ndryshuar” tha Rita Petro.

“Frederiku ishte problemi im, nuk ishte Karli. Karlin e ndiej më afër. Ndërsa, Frederiku është larg meje, është një filozofi që unë jam në një lloj konflikti. Gjithë përpjekja ime ishte që Frederiku mos të dilte një karikaturë e vetvetes, por që zëri i tij të dilte i vërtetë edhe konflikti mes dy vëllezërve të dilte edhe në nivelin alegorik edhe në nivelin njerëzor” Gazmend Kapllani

 “Çdo shkrimtar kur shkruan, ka një marrëdhënie me lexuesin. Në bashkëpunim me lexuesin, kjo punë ka dalë me dashuri. Libri i bukur vetëm lexohet. Gazi është një lloj emigranti edhe në gjuhë, ka kaluar nga gjuha shqipe edhe ka shkruar në gjuhën greke, që më pas është përkthyer në disa gjuhë” shkrimtari Visar Zhiti.

 “Ka vetëm dy lloj letërsie për mua. Ka vetëm letërsi të mirë edhe letërsi të keqe, se cila është letërsia e keqe, këtë se them dot. Unë dua që të hy tek ata që shkruajnë libra të mirë. çdo  shkrimtar ka opsesionet e tij letrare. Edhe në to padyshim që është emigracioni” u shpreh Gazmend Kapllani.

Kapllani është shkrimtar i katër romaneve edhe dy librave me poezi. Është fitues i çmimit “Letra nga fronti”. Në librat e tij ai përqendrohet tek emrat e emigracionit dhe çështjen e pakicave, kufijtë, globalizimin e totalitarizmin. Ka jetuar për 20 vite në Greqi dhe aktualisht jeton në Boston.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 12/12/2018 00:27

    Gazmend je njëri i infiltruar nga politika beo-otomane për të përçarë shoqërinë shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën