Dje u martua, sot gruaja i dogji shtëpinë/ Drama e burrit nga Fieri: E bëri se nuk e çova te e ëma (VIDEO)
Në momentin e zjarrit në banesën e Trifon Gjikës nuk ka pasur familjarë. Banesa është djegur plotësisht duke bërë që familja të dalë në qiell të hapur. Ndërsa gruaja zjarrvënëse është arrestuar nga policia pak metra larg banesës së shkrumbuar.
FIER - Dje u martua, sot i vuri zjarrin shtëpisë së burrit. Kjo është drama familjare që vjen nga Fieri ku zjarri ka shkrumbuar një banesë në fshatin Grecalli. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës flakët përpinë gjithçka në pak minuta, duke shkatërruar jo vetëm orenditë shtëpiake, por të gjithë shtëpinë.
Në momentin e zjarrit në banesën e Trifon Gjikës nuk ka pasur familjarë, ndërsa dyshohet se flakën ia vuri nusja e djalit të tij për shkak të konflikteve në familje. Rudina Ismaili, 38-vjeçe, është grindur më herët me bashkëshortin dhe vjehrrin. Ajo është ndaluar nga policia disa metra larg banesës së shkrumbuar. Bashkëshorti i saj, Ardian Gjika rrëfen dramën me gruan e tij të dytë, me të cilën ishte martuar vetëm një ditë më parë, të dielën. Ai thotë se ajo ka tentuar edhe më herët t'i djegë banesës. Sipas tij, shkak për ngjarjen ka qenë sherri me gruan e cila i kërkonte ta çonte te e ëma.
Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë.
Ardian Gjika, bashkëshorti
Banesa është djegur plotësisht duke bërë që familja të përfundojë në qiell të hapur. Shuarja e flakëve në kohë ka bërë që të shpëtojnë nga zjarri banesat e tjera aty pranë, ndërsa momente paniku kanë kaluar edhe fqinjët.
Gruaja e mohon në polici: S'e bëra unë
Policia ka shoqëruar edhe gruan 37-vjeçare për ta marrë në pyetje. Kjo e fundit, sipas burimeve, ka thënë se nuk e ka vënë ajo flakën edhe pse ka qenë e mërzitur me burrin. Ajo ka treguar se sapo ka dalë në oborr ka parë flakët të cilat sipas saj, mund të kenë ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 3016
Lajme të tjera
-
Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital
23 Prill, 19:34
-
Fier/ Mjeti shkrumbohet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
23 Prill, 11:27
-
Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur (VIDEO)
23 Prill, 07:34
-
Fier/ Mbeti e bllokuar në banesë, zjarrfikëset shpëtojnë të moshuarën
22 Prill, 22:33
-
Protestë në shi, fermerët e Roskovecit e Dimalit kundër ndërtimit të termocentralit në fshatin Suk 1: Të ndalet projekti ose hyjmë në grevë
21 Prill, 16:16
-
FIER/ Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 të shpallur në kërkim! Kapet 24-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë (EMRAT)
20 Prill, 16:31
-
Stacione provizore për të monitoruar zonat me risk të lartë zjarri
19 Prill, 15:01
-
Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit
19 Prill, 11:38
-
Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj! Drejtori i Zjarrfikëses: Ndërhyrja e vështirë! Flakët ndoshta nga një cigare
16 Prill, 19:49
-
Takim në gjimnazin ‘Dervish Hekali’ në Mallakastër, Balla: Duhet rritur perimetri i sigurisë edhe në komunitete e lagjet ku jetojnë fëmijët
16 Prill, 10:30
-
Krijohet shoqëri aksionere për menaxhimin e inceneratorit të Fierit! PD e Bashës kundër: Rithemelimi pazare me PS-në në Këshillin Bashkiak
15 Prill, 15:27
-
Lushnje, sherr mes grave, 49 vjeçarja godet me thikë 52 vjeçaren
15 Prill, 12:52
Gra në shpirt kriminel. E cfare nene mu d te behet nje grua e tille?!? Ngeli pa shkruar te e Jena?? Atehere perse u Martha? Le te rrinte te e jema tere jeten, por donte edhe burre edhe mamane. Nuk mu d ti kesh dy gjera te cmuara ne te njejten kohe. Ti zgjodhe burrin.
PërgjigjuNuk eshte gruaja placke or shoku.
PërgjigjuTe trashegohesh...
PërgjigjuKesaj i thone grua qe te ve flaken hahahahahha o lumadhi ti qe thua tentoi dhe nje here tjeter,dhe ti dije e ke fut ne shtepi si nuse
PërgjigjuHahahaha hahahaha fieraket Hahahahahaha, të kërrejnë binanë! Hahahahaha!
Përgjigju