Shkuan turiste në Marok, përdhunohen dhe theren studentet skandinave

Shkuan turiste në Marok, përdhunohen dhe theren studentet skandinave

Dy turistet skandinave që u gjetën të vrara në Marok

Dy turistet, Louisa Vesterager Jespersen 24 vjeç nga Danimarka dhe Maren Ueland 28 vjeç nga Norvegjia janë vrarë gjatë pushimeve të tyre në Marok. 

Vajzat kanë gjetur vdekjen në malet Atlas, një zonë malore në jug të vendit afrikan e populluar nga turistët për ekskursion, shkruajnë mediat lokale.

Trupat e pajeta të vajzave u gjendën Imlil, pranë zonës së Chamharouche. Vajzat dyshohen të jenë përdhunuar dhe më pas të jenë vrarë pasi i janë shenja të dhunës seksuale dhe shenja mjeteve prerëse në qafë. 

Sipas autoriteteve marokene një person është ndaluar si i dyshuar për vrasjen e dy vajzave, 30 kilometër në veri të Imlil. Autoritetet thonë se bora ka kufizuar hetimet e vrasjes dhe se vajzat kishin arritur në Imlil të dielën. 

Nëna e danezes Louisa Vesterager Jespersen u shpreh për gazetën daneze B.T se e bija kishte prerë fytin. Ajo shprehet se e kishim paralajmëruar për udhëtimin në Marok për shkak të situatës kaotike. 

Ndërsa nëna e norvegjezes është shprehur për NRK se vajza e saj kishte aftësi të shkëlqyera në siguri.

Jespersen dhe Ueland studionin në në të njëjtin universitet në jug të Norvegjisë, dhe kishin planifikuar pushime 1 mujore në Marok.

Autoritetet daneze dhe norvegjeze po bashkëpunojnë me autoritetet marokene për zbardhjen e plotë të vdekjes së dy studenteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD