Shkumbini ndal Flamurtarin

Shkumbini ndal Flamurtarin
Shkumbini ka ndaluar Flamurtarin në shtëpi në një barazim 1-1 në javën e 4-ërt të kategorisë Superiore. Hulain Rubio nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë duke dalë pothuajse i humbur nga takimi, pasi objektivi për t'u shpallur kampion me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë largohet akoma më shumë. Ndërsa rikthimi i Gushash Maganit në Vlorë ka qenë i suksesshëm, pasi një pikë ishte tepër e rëndësishme në këtë transfertë.

Takim nisi i qetë, me të dyja skuadrat që nuk kërkojnë të rrezikojnë, por studiojnë më shumë lojën e njëra-tjetrës. Loja përqendrohet kryesisht në mesin e fushës, ndërsa rastet në portat repsektive janë të pakta, ndonëse Flamurtari është disi më kërkues. Disa topa të rrezikshëm në zonë, nuk mund të sjellin ndryshim rezultati në këtë pjesë. Fraksioni i dytë i ndeshjes ka nisur më Flamurtarin në sulm që kërkon me cdo kusht golin e fitores. Lena në minutën e 50' pas një inkursioni depërton në zonë, por Bledar Devolli ndalon në mënyrë të pa rregullt sferën. Arbitri sinjalizon 11- metërsh në favor të ekipit të Flamuratrit, penalltia ekzekutohet nga sulmuesi Migen Memelli që nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë dhe kaluar vendasit në avantazh.

Por ndeshja nuk kishte mbaruar, miqtë nga Peqini 9 minuta nga fundit pas një aksioni të bukur me Arvis Gjatën që driblon nga e majta, futet në kufinjtë e zonës së rreptësisë dhe gjuan fuqishëm duke mos i dhënë mundësinë portierit Koliqi të devijojë topin. Barazimi rrit entuziazmin te miqëtë që nuk ndalen për të kërkuar edhe golin e dytë në minutat e mbetura, ndërsa Flamuratri tkurret në mbrojtje cuditërisht.


(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje