Shkurte Fejza: Mbase i kam hy në hak fëmijëve, po s’do kisha jetu dot larg Kosovës

Lashë Amerikën për tu kthyer në Mushtisht, por shpresoja që populli i Kosovës të ishte më i zëshëm. Këngëtarja e madhe Shkurte Fejza ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” Report TV mbi vizitën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë hera e parë kur kam qenë në Amerikë, ka qenë në vitin 1983. Jam kthyer në fshat sepse atje kam jetuar. Shpesh më thonë fëmijët : Po mirë moj mam, ç’deshe ti. Sepse e kemi pas një urë atje, një lumë i vogël, por ndonjëherë ajo ura kthehej dhe binim aty. Po ti ç’deshe nga New York me ardh me ra këtu? Mirëpo për mu ka qenë e pamundur dhe e papranueshme me jetu jashtë. Kohët e fundit sikur po e shoh që ndoshta i kam hyrë në hak fëmijëve. Nuk do doja me ma marr seriozisht askush, sepse prapë shpresoj që sikur populli të ishte pak më i zëshëm, me i frigu këta ndoshta.

Shkurte Fejza, këngëtare

Fejza foli në “Rreze Dielli” edhe për vajzën e saj Gresa e cila prej disa vitesh ka nisur karrierën e saj si këngëtare por në një tjetër gjini muzikore. Fejza tha se fillimisht i ndërhynte vajzës por sot e ka lënë të lirë të zgjedhë rrugën e saj në muzikë.

Gresa ka fillu me zhanre shumë modernë. Ka patur një këngë “Dashuria kiç”, e cila është dëgjuar shumë. Pastaj kemi filluar bashkë sepse nënat ndikojnë, duke i thënë hec moj me popullore. Më vjen keq ndonjëherë se mos e kam dëmtuar. Gresa këndon bukur, kjo është më e rëndësishmja, ka zë dhe e don këngën. Me Gresën shkojmë bashkë nëpër koncerte, nëpër dasma , nëpër evente të ndryshme. Koncertet, pavarësisht kush i organizon , pa patur pak muzikë popullore, aty na dridhet zemra. Gresa ndonjëherë merr mendimet e mia. Unë e këshilloj, por dhe nuk ka nevojë sepse Gresa është e vetëdijshme. I kam thënë që përderisa e ka zërin nuk ka nevojë të bëjë shumë fiskultura të tjera që janë të panevojshme. E kuptoj, por çdo gjë me masë dhe me kohë, se me veshje kombëtare nuk do dalë.

Shkurte Fejza, këngëtare

                                                     

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale