Shoqërohet në komisariat aktivistja e çështjeve kombëtare, Elida Jorgoni

Shoqërohet në komisariat aktivistja e çështjeve kombëtare, Elida Jorgoni

Elida Jorgoni, aktiviste e cështjeve kombëtare e shoqëruar në komisariatin e Këlcyrës

PËRMET- Një tjetër incident ka ndodhur në ceremoninë përkujtimore të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në Shqipëri.

Pas sulmit që një grek bëri ndaj policisë shqiptare në fshatin Bularat në Dropull të Gjirokastrës, një tjetër incident ka ndodhur në ceremoninë e zhvilluar tek varrezat greke në Këlcyrë.

Aktivistja e çështjeve kombëtare, Elida Jorgoni, ka denoncuar shoqërimin në komisariat nga Policia e Shtetit gjatë kësaj ceremonie.

Në një reagim për Report Tv dhe Shqiptarja.com, Jorgoni thotë se organizimi i saj ka qenë paqësor.

Kam shkuar paqësisht. Nuk kisha asnjë njeri me vete, përveç një tabele Çamërie. U nisa vetëm nga Tirana. S’e kuptova këtë shoqërim anti-ligjor, se shteti ynë dhe policia s’duan të prishin marrëdhëniet me grekët. Më morën forcërisht dhe më futën në makinë. Më mbajtën 2 orë e gjysëm në komisariat dhe më pas më liruan. Unë e kisha njoftuar policinë se do të isha në këtë ceremoni për të protestuar, pasi ne nuk shkojmë dot në Çamëri.

Elida Jorgoni, aktiviste  e çështjeve kombëtare

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot