Shorti në Europian, Demollari: Franca bën diferencën, por Shqipëria mund të kualifikohet

Shorti në Europian, Demollari: Franca bën diferencën, por Shqipëria mund të kualifikohet

Sulejman Demollari

Shorti i eliminatoreve të kampionatit Europian e vendosi Shqipërinë në Grupin H së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Andorën dhe Moldavinë. Duke parë se për më tej vazhdojnë vetëm dy skuadra mund të konsdierohet një short I vështirë, por për një ish-futbollist të Kombëtares si Sulejman Demollari përfaqësuesja jonë i ka mundësitë për të përsitur rrugëtimin e “Francë 2016”

Përveç Francës që është kampione bote, me skuadrat e tjera që janë pse të mos e kërkojmë kualifikimin. Gjithsesi edhe vendi I tretë mund të konsiderohet sukses.”

Sulejman Demollari

Ndërkohë për Andrea Markon Kombëtarja fillimisht duhet të merret me problemet e veta dhe më pas të analizojë kundërshtarët.

Skuadrat kundërshtarë janë shumë të forta pavarësisht se mendojmë se ekipe si Islanda dhe Turqia janë dobësuar, por ne në rrallë të parë duhet të shohim veten tonë.

Andrea Marko

I pyetur se kush mes Shqipërisë dhe Kosovës i ka shanset më të mëdha për t’u kualifikuar Marko përgjigjet:

Kosova duhet akoma të fitojë besim, ndërsa ne si Shqipërio kemi eskperincë për t’u përballur me skuadra të forta pasi kemi qenë pjesë e një kampionati Europian.

Andrea Marko

Shqipëria ndeshjen e parë të kualifikuesve të Europianit e luan si pritëse kundër Turqisë më 22 mars të vitit që vjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ushtria ukrainase pretendon: Goditëm dy depo nafte ruse

Ushtria ukrainase pretendon: Goditëm dy depo nafte ruse