POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vende të lira pune te Komisionet e Vetting-ut në polici, si të aplikoni

Ministria e Mbrojtjes

Shpallen vendet vakante te Komisioni i Vetting-ut në Policinë e Shtetit. Bordi i Përzgjedhjes rezervon të drejtën për të kryer verifikimin e të dhënave të deklaruara nga kandidatët në aplikimin e kryer.

Bordi i Përzgjedhjes së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit Kalimtar dhe Periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka zhvilluar mbledhjen e konstituimit, në zbatim të ligjit.

Vendimi i parë i Bordit ishte shpallja e vendeve të lira për 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe 15 anëtarëve të Sekretariatit Teknik. Afati për dorëzimin e dokumentave të kërkuara për personat e interesuar për t’u bërë pjesë e Komisionit është 15 ditë nga shpallja.

Bordi i Përzgjedhjes rezervon të drejtën për të kryer verifikimin e të dhënave të deklaruara nga kandidatët në aplikimin e kryer. Këtu mund të lexoni kriteret për kandidatët, dokumentacionin e kërkuar dhe formularin e vetëdeklarimit.

l.q.
Komento