Shpallet qytetar nderi në Kukës/ Pacolli: Politikanët në Kosovë dhe Shqipëri të mbajnë premtimet për qytetin!

Në Kukës sot përkujtohet 19 vjetori i fillimit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Gjatë luftës së Kosovës rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri.

Mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Kukësi ishte qyteti i parë që priti shqiptarët e Kosovës dhe sot si çdo vit kjo ditë kujtohet me aktivitete e ceremonisë “Eksod 99”.

Në 19 vjetorin e “Eksod 99” Bashkia Kukës dhe Këshilli i Qarkut Kukës shpallën Bexhet Pacollin, ministër i punëve të jashtëm të Kosoves, qytetar nderi i Kukësit dhe nder i qarkut te Kukësit.


Behxhet pacolli duke marre cmimin qytetar nderi nga kreu i Bashkise Kukes

Pacolli u shpreh se Kukësi është kryeqyteti i mikpritjes dhe bujarisë mbarëshqiptare.

“Politikanët e dy shteteve kanë një obligim të madh që fjalët e tyre të mëdha për Kukësin t’i mbajmë dhe t’i realizojmë. Është përgjegjësi e madhe, Kukësin të mos ta ndajë politika dhe të dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria duhet ta kenë kauzë të përbashkët, zhvillimin dhe prosperitein e Kukësit”.

s.k./b.ha.
Komento