Shpend Bengu sjell ‘Home Movie Day Albania’ në Shqipëri: Interesi im për trashëgiminë jomateriale

Edicioni i tretë i “Home Movie Day Albania” u prezantua në Tiranë. Publiku ndoqi nga afër përreth disa orë disa materiale të rralla filmike “amatore”, që kanë në qendër Shqipërinë. Ky aktivitet ndërkombëtar që ka në qendër ruajtjen e trashëgimisë sonë jomateriale, drejtohet nga Shpendi Bengu, dhe zhvillohet në të gjithë vendet e botës.

Ky është edicioni i tretë i Home Movie Day Albania, që u zhvillua në ambiente publike, sepse nuk përbën pjesë në evenimentet zyrtare, por është një aktivitet i hapur për një publik, i cili do që të kalojë kohën. Bazohet më shumë në materiale të filmimeve ‘amatore’.

Shpendi Bengu

Gjatë aktivitetit u prezantuan disa filmime të rralla, që kanë një rëndësi shumë të madhe edhe për arkivat shqiptare

Pjesëmarrësit, në rreth pesë orë parë panë vetëm filmime për Shqipërinë, duke nisur që nga viti 1912-‘60. Shumë nga materialet e prezantuara sot, nuk janë ende pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit Shqiptar. Janë materiale që flasin për luftën ballkanike, rrethimin e Shkodrës dhe në vende të tjera të Shqipërisë.

Shpendi Bengu

Por, çfarë rëndësie kanë këto materiale për Bengun?

nteresi im në këto filmime është pikërisht trashëgimia jomateriale shqiptare. Pak më intereson në prizmin politik. Mua më interesojnë kostumet, veshjet dhe mënyra sesi sillen. Të gjitha këto janë perla. Rreth 90 për qind të tyre publiku nuk i kishte parë. Mund të ketë parë vetëm copza të shkëputura. 

Shpendi Bengu

Sipas Bengut, kostumet origjinale që nga 1912 deri më sot janë shpërfytyruar plotësisht.

Fashistët ishin të parët që ndërhynë në këtë lloj dizanji, pavarësisht se nuk ia arritën qëllimit, prapë ata e transformuan, duke futur elementët e tyre. Gjë që është e patolerueshme. Edhe ne kemi bërë gabimet tona, siç kanë ndërhyrë shqiptarët tek kostumet e arbëreshëve.

Shendi Bengu

Bengu nuk lë pa përmendur rolin që kanë patur në këtë aktivitet specialistët amerikanë, që zhvilluan para dy viteve edicionin e parë të Home Movie Day Albania.  Materialet që u prezantuan kishin në qendër Çlirimin e Tiranës, gjyqin e Hagës dhe filmimi i plotë i debateve, që janë bërë gjatë konferencës që Shqipëria hyri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund