Shpërblimi i fundvitit, PD: Qeveria tallet me pensionistët, u jep sa për dy misra të pjekur në javë

Shpërblimi i fundvitit, PD: Qeveria tallet me pensionistët, u jep sa për dy misra të pjekur në javë

Partia Demokratike

Partia Demokratike ka reaguar për miratimit nga qeveria të fondit të posaçëm për shpërblimet e fundvitit për pensionistët. Sipas vendimit të qeverisë, këtë fundvit çdo pensionist do marrë 5 mijë lekë të reja shpërblim. Por PD e konsideron këtë si një tallje të qeverisë me pensionistët. Deputetja e PD, Orjola Pampuri ka deklaruar se nga ky fond pensionistët përfitojnë vetëm nga dy misra në javë.  

PD sjell në vëmendje gjithashtu se në pesë vite qeveria nuk ka rritur pensionet. 

Reagimi i Pampurit: 
Kjo qeveri prej 5 vitesh tall cdo kategori qe eshte jashte "thesit" te grupit mafioz " Te bastism cdo qindarke ne kete vend". 28 milione dollare shperblim per pensionistet, per festat e fundvitit. 

Kjo ishte deklarata e qeverise, pas se ciles ne kuader te halucinacineve per punen dhe arritjet e qeverise, edhe kete here mendojne per kenaqesine qe kane ndjere pensionistet nga ky vendim. Pra cdo pensionist do te marre 5000 leke te rinj shperblim per festat e fundvitit ose e ndare ne muaj rreth 410 leke te rinj me shume ne muaj apo e llogaritur si shume ditore rreth 13.6 leke te rinj ne dite, pra 2 misra ne jave alokon kjo qeveri shperblim per pensionistet, apo nje gjel ne vit.

Eshte e pamundur te mendosh se si qeveria, e vendit tend ku ti ke punuar nje jete, ke kontribuar nje jete perfshire ketu edhe taksat, te te shperbleje ne formen me te shemtuar te mundur. Pensionistet, jane nje nga kategorite me te lena pas dore.

Pensione qesharake, e ne pese vite kurba e rritjes se tyre nuk levizi fare. Ne kurriz te tyre e te buxhetit te shtetit po ushqeni klientet e check-up-it, dhe veten tuaj njekohesisht duke i perdorur si kavie e duke mos i ofruar asgje. Ne listen e barnave te cilat ato i marrin te rimbursuara nuk permbushen te gjitha nevojat e tyre, madje ne cilesi aspak. 

Nje tallje e shemtuar me pensionistet, te cilet punuan nje jete e sot serish diskutojne me se te ushqehen e si do te mund te sigurojne medikamentet. Sikur te mos u mjaftonte nje jete e mundimshme, u duhet edhe pleqerine t'ua beni malore. Turpi i kesaj qeverie vazhdon...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 29/07/2018 18:22

    NGA SA DUHET TU JEPTE SE AJO PARTIA JOTE MOJ SHURRE JU MERTE NUK JU JEPTE PRANDAJ MOS NA ÇAJ TRAPIN BAXHELL TIRANE JEPU TI NGA RROGA JOTE QE E MER TE MAJME DHE KOT FARE SE LEKET TONA JAN ATOQE MER TI DHE SOJ JOT PRANDAJ MOS HA MUTE

    Përgjigju
  • Tini: 29/07/2018 10:38

    Kur keni dhene ju me teper se 5000 leke te reja per pensionistet ne fund te vitit ? Si ka mundesi qe nje miser i pjekur kushtoka 25000 leke ? Apo kjo vlen per fake news te zakonshme te PD

    Përgjigju
    • Mazllenqosja: 29/07/2018 18:12

      Sa e keqe Tallet me te verteten, E vertwta e rjeterit nuk I pekqen,dhe PSE e vetja mynde te jete nje gebheshter

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’