POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shpërndanin drogë pranë shkollave, municione dhe jelek antiplumb në shtëpi, 3 të arrestuar në Berat (FOTO+EMRAT)

Fishekët dhe karikatorët e sekuestruar nga policia

BERAT - Dy persona janë arrestuar në Berat pasi shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave. Në prangat e policisë kanë rënë Klei Çobo, 19 vjeç dhe Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit. K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe një person i tretë, Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb. 

Jeleku antiplumb që iu gjet në banesë një prej të arrestuarve

Njoftimi i Policisë:

Berat
Ndalohen dy shtetas që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave

Arrestohet një tjetër shtetas tjetër për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaluan shtetasit:

• Klei Çobo, 19 vjeç:
• Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit. Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Policia e Beratit fton çdo qytetar që konstaton paligjshmëri të telefonojë falas në nr 112 ose të denoncojë përmes aplikacionit Komisariati Dixhital.

l.q.
Komento