Shpërthen gazi, zjarr në magazinën e çerdhes 'Ali Demi' në Tiranë, detajet e para të policisë (VIDEO)

Tiranë- Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në magazinën e çerdhes nr. 14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi” ka shpërthyer gazi. "Shqiptarja.com" dhe "Report Tv" mësojnë se gazi ka rrjedhur nga një bombël gatimi dhe se në ambientet e magazinës ka pasur edhe flakë.

Bombola që kishte rrjedhje gazi

Burimet bëjnë me dije se nga shpërthimi i gazit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të çerdhes. Fatmirësisht nuk ka të dhëna për të dëmtuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin. Sakaq, mësohet se mëngjesin e sotëm çerdhja ka vijuar normalisht punën.

Sakaq, eksperti i zjarrfikësve në vendngjarje Arjan Ahmetaj, është shprehur për ‘Report Tv’ se grupi hetimor ka nisur procedurat për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Flakët kanë qënë në fazat fillestare dhe janë shuar në kohë. Çerdhja vazhdon normalisht aktivitetin. Ne po bashkëpunojmë me policinë për të arritur në konkluzionet e rënies së zjarrit. Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm një pjesë e ndërtesës, pra ka ndodhur një shkëputje e murit.

Arjan Ahmetaj, ekspert i zjarrfikësve

Ka një disinformim për një ngjarje që ka ndodhur ngjitur me godinën e çerdhes, dhe jo në godinën e çerdhes. Aktiviteti vazhdon normal dhe konform parametrave. Sa i përket sigurisë së elemetëve të shërbimit dhe në rastin konkret bombolave të gazit, ato janë me certifikatë.Është një ngjarje që aludohet nga keqbërës në komunitet.

Zhaneta Beqiri,  drejtoresha e çerdheve për Tiranën

Për ‘Report Tv’ ka folur edhe drejtori i zjarrfikësve për Tiranën, Shkëlqim Goxhaj,  i cili është shprehur se për shkak të orës së rrjedhjes së gazit, dyshohet se mund të jetë e qëllimshme.

Faktikisht për vetë kohën kur ka ndodhur na lënë të kuptohet se mund të jetë edhe e qëllimshme. Mendojmë se shkaku ka qënë i jashtëm pasi askush nuk ka qënë duke përdorur kuzhinën.

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i zjarrfikësve për Tiranën

Informacion Paraprak

Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.

Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot