Shpërthen një rafineri në Gjermani, tetë persona të lënduar

Shpërthen një rafineri në Gjermani, tetë persona të lënduar

Foto nga vendngjarja

Në një rafineri në Gjermaninë jugore ka shpërthyer një zjarr këtë të shtunë, duke plagosur së paku tetë vetë dhe duke detyruar autoritetet të largojnë pothuajse 2.000 banorë lokalë.

Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit në një vend të drejtuar nga grupi Bayeroil pranë qytetit bavarez të Ingolstadtit.

Mirëpo tre nga viktimat pësuan “lëndime të mesme ose serioze”, ka njoftuar policia në një deklaratë.

Gjithashtu rreth 1,800 banorë të qyteteve të afërta të Vohburg dhe Irsching u evakuan si një masë parandaluese.

Puna për të shuar flakët po vazhdon”, ka njoftuar policia. Ku rreth 200 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes për të normalizuar flakët.

Sipas shërbimeve të urgjencës, ajo iu është drejtuar banorëve brenda një rreze prej 20 kilometrash për të “mbajtur dyert dhe dritaret e tyre të mbyllura për shkak të tymit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Gëzim Çelës dhe të të afërmve të tij

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Gëzim Çelës dhe të të afërmve të tij