Shpërthim i fuqishëm në një lagje të Minesotas, 1 i lënduar dhe 11 shtëpi të shkatërruara (Video)

Shpërthim i fuqishëm në një lagje të Minesotas, 1 i lënduar dhe 11 shtëpi të shkatërruara (Video)

Gjendja pas shpërthimit masiv të shtëpisë në Minesota, SHBA

1 person është lënduar dhe shtëpitë e 11 personave janë prekur nga shpërthimi i ndodhur në një nga shtëpitë e lagjes së Minesotës, SHBA.

CNN raporton se i lënduari është një 80-vjeçar, i cili momentalisht ndodhet në spital. Në momentin e  shpërthimit, personi në fjalë ka qenë brenda shtëpisë. Sa i takon 11 personave të cilëve iu shkatërrua shtëpia, raportohet se janë zhvendosur nga vendi i ngjarjes.

Media prestigjioze britanike shkruan se Byroja e St. Paulit dhe ekipet e zjarrit ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe shtrirjen e këtij shpërthimi masiv, që është pasqyruar edhe në një video të publikuar po nga vet ajo. Në pamjet e mundësuara filmike shihet sesi flakët shpërthejnë papritmas në ajër.

Një ekip i një kompanie energjetike të Minesotës është zhvendosur po ashtu në vendngjarje, për verifikuar sigurinë e zonës si dhe për të konfirmuar nëse është tani e tutje e sigurt për banorët e saj. “Mendimet tona janë me banorët e prekur nga ky incident”, u shpreh Lisa Kiava, një zëdhënëse e kompanisë energjetike Xcel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur, SPAK të vazhdojë drejt! Ka mbështetjen time pa kushte

Sulmet e Metës, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur, SPAK të vazhdojë drejt! Ka mbështetjen time pa kushte