Shpërthim me eksploziv, Drejtori i Paraburgimit i dënuar në 2010 për arratisjen e Tafilit

Shpërthim me eksploziv, Drejtori i Paraburgimit i dënuar në 2010 për arratisjen e Tafilit

Një sasi ekonsiderueshme lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e Drejtorit të Paraburgimit Nazmi Demerxhiu , në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ahmetaq të Fushë Krujës dhe dyshohet se eksplozivi ka shpërthyer pranë banesës së tij.

Sipas njoftimeve paraprake gjatë momentit të shpërthimit në banesë ndodheshin e gjithë familja por nuk raportohen persona të lënduar.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar kapjen e autorëve trë kësaj ngjarje dhe dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut.

Ky i fundit ishte dënuar për abuzim detyre në vitin 2010, kur i dënuari Admir tafili u arratis nga burgu i Shën Kollit.

Admir Tafili pasi ishte arratisur nga Burgu i Shenkollit ne Lezhe në 2 tetor të 2010 ka organizuar dhe finalizuar vrasjen e dy vellezërve të Prel Pjetrushit, ish shefit krimeve në Malësine Madhe Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç në 18 mars të 2011.

Hasmëria mes Tafilajve dhe Pjetrushëve nisi në vitin 2000 kur pas një perplasjeje me armë mbetet i vdekur babai i Admir Tafilit, Bahri Tafili si dhe ish drejtori i policise se shkodres Arben Zylyftari.

Pas kësaj ngjarje Admir Tafili tenton të vrasë Prel Pjetrushin por ai i shpetoi një atentati në vitin 2001 ku mbeti i plagosur.

Njoftimi i policise:

Më datë 20.04.2018, rreth orës 21:30, tek “Ura e Gjoles” ka ndodhur një shpërthim jashtë banesës së shtetasit N.D., nga një lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë në vitin 2010 Nazmi Demerxhiun ka qenë i dënuar, i akuzuar për shpërdorim i detyre, pasi në këtë periudhë kur ai ka qenë Drejtor në Burgun e Lezhës, është arratisur një i burgosur, Admir Tafili, i cili kishte përfituar nga leja disa orëshe që i ishte dhënë nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Por më pas, ai është shpallur i pafajshëm nga Prokuroria dhe është lënë i lirë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin