Shpëtojeni policin dëshmitar!

Shpëtojeni policin dëshmitar!

Dritan Zagani

Një polic i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ka qenë në konflikt me bandën e Habilajve në Vlorë, tanimë i ka të gjitha shanset të mos bëjë më komente politike, por të vijë të dëshmojë në Prokurori, së bashku me Saimir Tahirin, i cili është qytetar i lirë, pa imunitet.

Në një kohë që ndaj këtij policit ka një çështje penale ende të pagjykuar dhe ai ka kërkuar strehim politik, autori që ai akuzoi se ja ka shpikur këtë çështje, nuk është më në politikë. Po ashtu, Prokuroria po mbivlerëson çdo akuzë apo fakt ndaj Tahirit, që ta gjejë diku fajtor, ndaj dhe klima e presionit ndaj tij është më e madhe se ndaj çdokujt personi nën hetim në Shqipëri në këto momente.

Edhe pse është e padrejtë, pasi është një presion politik, është e vërtetë që ndaj Saimir Tahirit ka më shumë presion për të gjetur fakte, se ndaj këtij policit të ikur në Zvicër.

Tani opozita që e ka kthyer këtë polic në yll të analizave politike konspirative, është mirë ta përdorë si polic dhe dëshmitar, dhe jo si analist politik, se për atë punë kemi Berishën. Ta sjellë në Shqipëri dhe ta çojë para drejtësisë për të dëshmuar si kundër Tahirit, ashtu dhe pro vetes, nëse ka fakte që mund të mbrohet nga akuzat.

E them këtë jo se i duhet kujt dëshmia e një të akuzuari ordiner, por për të ruajtur sadopak integritetin e kauzave të veta, pasi nga sa po thotë tani e tutje, ai është duke rrëzuar dhe ato që ka thënë.

E dëgjova sot në një intervistë në shtyp, dhe në vend të flasë për ndonjë fakt apo provë, flet se çka ndodhur këto gjashtë muaj në Shqipëri mes Tahirit e Ramës, flet për presione, konspiracione, bile dhe për lëvizje gjeopolitike. Të gjitha këto i thotë me kopmetencën që i shpik gjërat dhe Sali Berisha. Nëse ky polici dhe “faktet” për Tahirin i ka pasur me kaq kompetencë sa këto shpikjet se çfarë ka bërë Tahiri dhe Rama këto gjashtë muaj, si janë takuar nëpër spitale e ku kanë dhënë garanci për njëri- tjetrin, atëhere marrja me të është një turp më vete. Dhe opozita duhet të vihet nën presion që i fsheh drejtësisë një kriminel, ose që keqpërdor një delirant dhe mitoman.

Delirimi si hero, edhe pse është ditë dëshmorësh, është jo produktive për një ish- polic nën akuzë për trafik. Ai është një ish- polic që vlen nëse na thotë çka ndodhur kur ka qenë polic, se çfarë ka ndodhur këto gjashtë muaj në Tiranë, ndërkohë që ai fshihet në Zvicër, atë e dimë ne që jemi këtu, jo ai.

Meqë ai dhe ish- shefi i tij janë të dy nën hetim dhe të dy të barabartë para ligjit si qytetarë, është mirë që PD ta shpëtojë këtë policin nga deliri i udhëheqësit të madh dhe të paktën t’i mbrojë integritetin si dëshmitar dhe ta sjellë para një drejtësie që është më e motivuar kundër Saimir Tahirit, se kundër tij. Moment më të mirë se për të dëmtuar Tahirin se ky tani, nuk ka. Më vonë kam frikë se koha mund t’i japë më shumë të drejtë Tahirit dhe ky polici do ta shtyjë gjithë jetën me asistencë në Zvicër, duke u kthyer nga dëshmitar, në dëshmitar.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 06/05/2018 19:26

    Jo ore Mik JO , Faiku nuk është Militant i PSsë dhe nuk më RRUHET fare për asnjë nga këto PARTITË e këtyre 28 Viteve ShkërLLatoKraci , por unë Faiku e kam thënë 1.000 herë , që jam bërë me të KEQEN më të VOGËL , dhe ai është EDI RAMA HAJDUTI !!! Nuk mund të bëhem KURRRRRË me PDnë sepse ata janë "RREZIK KOMBËTAR" , dhe janë deri në grykë të mbushur me NJË MIJË e NJË KRIME , GRABITJE , VRASJE , PËRDHUNIME , TRADHËTIRA kundër ATDHEUT duke shitur DET dhe TERRITORE , SHPËRTHIME me TRITOL , VJEDHJE pafund në ZYRAT e SHTETIT , prandaj VLLAI mos më bëj MILITANT kot më kot !!!! Ta thashë që unë e kam VOTUAR dhe do ta VOTOJ nga "HALLI" PSnë dhe ED RAMËN , sepse ai është vetëm një HAJDUT i Fëlliqur , por nuk është VRASËS , TRADHËTAR !!! PDja i ka gjithë të KËQIJAT !!! ZOTI i RUAJTË SHQIPTARËT nga PDja ! Të Përshëndes MIKU im .

    Përgjigju
  • Militanti i ps faiku: 06/05/2018 15:16

    CJERRJA E MASKES SE se PELIVANIT TE GOJES NJERIUT QE TE ZEZEN E BEN TE BARDHE NJERIUT QE I NAKDOWN BUSHATIN NE PERBALLJEN FYTYRE ME FYTYRE QE PO JAU PJERDH TRUTE EDHE KETYRE MILITANTEVE QE ESHTE TAHIRI E BEN SHQIPERINE VERTETE PA PARSPEKTIVE KONSIDERATA IME PER MERO BAZEN ESHTE PRAPE E LARTE PO NE KETE MES NUK ESHTE ME MORALI ESHTE PARAJA I BEJ THIRJE MORO THIRI MENDJES TAHIRI ESHTE TRAFIKANT SHUME I PREGATITUR DROGE MOS BJER NE LLUMIN E ED RAMES

    Përgjigju
  • Fredi: 06/05/2018 11:41

    Mos u merr me policin o Mero Gelbaza por merru me ate qe e tropolenizoi policine deri ne kalbezim trafiku. Polici, polic mbetet aq e ka limitin e te mnduarit, po ky ish ministri yt kanabist? I thua ordiner nje polici dhe quan hero ate qe minimalisht duhet kapbur ne burg per mos veprimin qe favorizoi hashashizimin e shqiperise. Harrove qe miqte e mentorit te ketij ish ministri te thyen brinjet dhe qafen ne tepelene? Ka me ordiner se ty qe po mbron ate qe as Rama nuk e mbron dot hapur? Shteti italian qe e strehoi aty ku ti qe hedh vrer dhe banda e Habilajve huk e kapin dot, kujton se eshte i lidhur me Saliun?? Hahaha ik Mero mavria ik. Merru me Saliun dhe Lulin, lere llaaqenerine per nje polic qe pati guximin i pari te akuzoje nje minister trafikant.

    Përgjigju
  • Faik: 05/05/2018 22:35

    SAKTË dhe BRILANTE Analiza e Mero Bazes . Ky Dritan ZAGARI ka qenë një NARKO-TRAFIKANT i pështirë ! Një FUNDÊRRINË e PDsë me emrin ZAGARI , që shkonte Natën me BANDITË gjoja për tu SEKUESTRUAR TRAFIKANTËVE HASHASHIN dhe e ndante me KRIMINELËT e tij dhe e TRAFIKONIN në ITALI !!!! Dritan ZAGARI është një NARKO-TRAFIKANT FUNDËRRINË që nuk ka shpëtim nga DREJTËSIA e RE , por do EKSTRADOHET si Qen Bir Qeni , dhe do shkoj në Gop të Sëmës me SHPIFJET dhe INTRIGAT që Kurdis !! Jam 100% dokord me Shkrimin e Shkëlqyer të Mero Bazes . Key Dritan ZAGARI ka qenë edhe HAJDUT dhe ka patur një GRUP SKIFTERËSH dhe i Urdhëronte ky ZAGAR se ku duhet të futeshin dhe të GRABISNIN , sepse merte INFORMACIONE , dhe më pas GRABITËSIT i jepnin 50% të SHUMAVE të GRABITURA !!!!!! SHTETI ZVICERAN duhet të bëj shumë KUJDES me këtë KILLER ZAGARIN sepse është me SUPER RREZIKSHMËRI SHOQËRORE dhe një SUPER KRIMINEL GJAKFTOHTË i PD KRIMIT dhe D R O G Ë S !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet