Shqipëria ngjitet 1 pozicion në FIFA
e fundit në grupin I për Euro 2016

Shqipëria ngjitet 1 pozicion në FIFA<br />e fundit në grupin I për Euro 2016
Shqipëria është ngjitur një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin Mars. Fitorja e kuqezinjve të drejtuar nga trajneri italian Gianni De Biasi përballë ekipit të Maltës me rezultatin 2-0 ka ndikuar në ngjitjen në vendin e 54 me 569 pikë.

Shqipëria zhvilloi një ndeshje pozitive përballë modestëve të Maltës duke siguruar një fitore të lehtë me dy gola spektakolarë, veçanërisht ai i Mehës nga 30 m. Përsa u përket kundërshtarëve në grupin I, Shqipëria ndodhet në vendin e fundit.

E para qëndron Portugalia, në vendin e 4 të renditjes, më pas vjen Danimarka e 22 me 858 pikë, Serbia e 28 me 762 pikë, Armenia në vendin e 41 me 699 pikë, ndërsa Shqipëria e 54 me 569 pikë. Në podiumin e më të mirëve ndodhen Spanja, Gjermania dhe Argjentina.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund