Shqipëria 60 vite në UNESCO, koleksioni i rrallë me ikona të artit bizantin dhe postbizantin në Paris

Ekspozita “Dritare në artin mesjetar shqiptar” është çelur në sallën “Miro”, të UNESCO-s në Paris. Kjo ekspozitë është çelur me rastin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. Të pranishëm në inaugurimin e ekspozitës kanë qenë, zëvendës drejtori i Përgjithshëm për Kulturën në UNESCO, Ernesto Renato Ottone Ramirez, ministrja e Kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaro, por nuk munguan as personalitete e ambasadorë në UNESCO.

Ministrja Kumbaro gjatë fjalës së hapjes së kësaj ekspozite ka zgjedhur, që të ndalet tek motoja e Shën Terezës. “Çfarë mund të bëjmë për të promovuar paqen në botë?  Kjo është çështja që UNESCO-ja shtroi për zgjidhje që kur u krijua në vitin 1945, fill pas luftrave që përgjakën botën. Një përgjigje për këtë na e ka dhënë Shenjtorja jonë shqiptare, Nënë Tereza: Shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde!”, thotë Kumbaro.

Materialet e kësaj ekspozite përbëjnë një rrugëtim në historinë e pikturës bizantine dhe pas bizantine të zhvilluar në territorin shqiptar, duke pasur si qëllim që të ftojë studiues të fushës në një eksperiencë të rrallë në njohjen e mjeshtërve eponim dhe anonim, si dhe atelieve më të spikatura të kohës, nëpërmjet veprës së trashëguar prej tyre.

Zakonet, traditat, mënyra e jetesës, të shprehura në arkitekturën e shtëpive, qendrave historike apo objektet e rralla, pra në trashëgiminë materiale dhe shpirtërore shqiptare tanimë janë pjesë e UNESCO-s. Parku kombëtar i Butrintit u shpall Monument Kulture në vitin 1948, ndërsa në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua, si e tillë në vitin 1992, kur u përfshi në listën e pasurive Botërore të UNESCO-s. 

Berati dhe Gjirokastra janë të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si një sit i vetëm, për shkak të ngjashmërive që këto qytete paraqesin jo vetëm nga ana arkitekturore, por sidomos nga ana kulturore e historike.

Gjirokastra, qyteti i gurtë, është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, ndërsa Berati i është bashkuar kësaj liste në vitin 2008. Koleksioni i rrallë i ikonave të artit bizantin e postbizantin do të qëndrojë i ekspozuar deri në datë 24 nëntor në Paris.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet