Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit, Meta merr mbështetjen e Polonisë

Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit, Meta merr mbështetjen e Polonisë

Ilir Meta takim me Presidentin e Polonise ne OKB

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda. Shqipëria synon të zërë një nga vendet si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë bisedës së Metës me homologun Duda, sipas njoftimit të zyrës së shtypit u vlerësuan mbështetjet reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët 5 janë të përhershëm (Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia) ndërsa 10 të tjerë zgjidhen me një mandat dy vjeçar (5 vende çdo vit).

Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit Meta dhe Duda ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet shumë miqësore e të bashkëpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Në mënyrë të veçantë të dy Presidentët vlerësuan rritjen e interesit dhe të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe numrin gjithnjë në rritje të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë. Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i jep procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE. Presidenti polak pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit Meta për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë vizitës Meta takoi edhe homologun qipriot, Nicos Anastasiades dhe kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte. Meta u shpreh se ishte kënaqësi të takoja kryeministrin e Italisë, Guiseppe Conte dhe ta uroja për marrjen e detyrës. ‘Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale mes dy kombeve dhe dy vende tona. Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane’ tha kreu i shteti shqiptar.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!